Ndërroi jetë dhe la pas të gjithë pasurinë prej
Banorët e një lagjeje në Gjermani, pas vdekjes së fqinjës së tyre të moshuar kanë trashëguar prona dhe aksione që kapin vlerën 6.2 milionë euro.
Renate Wedel kishte jetuar në Weiperfelden, në Gjermaninë lindore, me të shoqin, Alfred Bedel, një njeri i suksesshëm dhe aktiv në bursë, prej vitit 1975.
Por pas vdekjes së tij, në vitin 2014, ajo jetoi e vetme, derisa ndërroi jetë në moshën 81 vjeçare.
Komuniteti ku ajo jetonte zbuloi se e moshuara iu kishte lënë pas aksione, sende me vlerë dhe shuma të mëdha parash.
Motra e saj, që ishte trashëgimtarja e parë ligjore, kishte ndërruar jetë, prandaj e gjithë pasuria e Renate shkoi tek fqinjët e saj.
Megjithatë sipas autoriteteve, 6.2 milionë euro duhet të përdoren për infrastrukturën dhe mirëmbajtjen e komunitetit, për të nderuar dhe respektuar kujtimin e çiftit.
Që prej përhapjes së lajmit, disa rezidentë lokalë kanë nisur të shkëmbejnë idetë e tyre rreth mënyrës se si do të shpenzohen paratë.
Ata thonë se i duhen më shumë korsi biçikletash, ndërtesa të reja dhe një kopësht, ndërsa të tjerë sugjerojnë se paratë e trashëguara duhet të përdoren për ndërtimin e një pishine të jashtme, transportin publik dhe lehtësira të tjera që do t’i duheshin fëmijëve.
