Zhaklina Peto rikthehet në garë për Gjykatën Kushtetuese pasi KED e skualifikoi për mosplotësim kriteresh.
Ka qenë Gjykata Administrative e Apelit ajo që e rikthen sërish përmes vendimit dhënë këtë të hënë për padinë e depozituar më 3 dhjetor.
Peto fiton për të dytën here të drejtën për të vijuar garën për Kushtetuese nga Apeli Administrativ. Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për mos plotësim kriteresh, ndërsa tashmë duhet ta verifikojë për të tretën herë.
Ky rikthim në garë i Petos, komplikon më shumë procedurat me kandidatët për anëtarë të Gjykatës Kushtetuese.
