Policia angleze ka publikuar videon e arrestimit të 30-vjeçares Eltiona Skana, e cila vrau me thikë 7-vjeçaren Emily Jones në park.
Gjatë momentit të arrestimit ajo pranon se ka një thikë në çantën e saj. Skana ka paraqitur disa deklarata kontradiktore, të cilat janë lidhur me sëmundjen mendore të saj.
Teksa ajo arrestohet nga policia ndërsa një kalimtar i tmerruar shqipton fjalët “Unë mendoj se ajo ka vrarë dikë”.
Eltiona Skana u arrestua pak kohë më vonë pasi kishte vrarë 7-vjeçaren në park.
Gjykata e dënoi atë me burgim të përjetshëm dhe me shumë mundësi ajo do të trajtohet për skizofreni gjatë gjithë jetës së saj, pasi mendohet të jetë e rrezikshme për publikun.
Në pamjet e arrestimit, Skana shikon egër nga policët, ndërsa pranon se ka një thikë në çantën e saj.
Ngjarja ndodhi në 22 mars të këtij viti, teksa 7-vjeçarja Emily Jones po vraponte në drejtim të nënës së saj në park, por u kap nga Skana, e cila i preu fytin me thikë duke i marrë jetën.
