Nesër në stadiumin “Liri Ballabani” luhet derbi i Qarkut të Dibrës, Burreli-Korabi.
Tekniku i matjanëve Samuel Nikaj tha se skuadra është mirëpërgatitur dhe synohet fitorja e kësaj përballje nga vendasit.
“Me ndihmën e Zotit ne do ta fitojmë këtë ndeshje. Jemi përgatitur mirë sepse javën e fundit ishim pushim. Do të zhvillojmë një lojë me theks sulmues nga fillimin deri në fund. Lutemi të kemi edhe fat në këtë ndeshje të rëndësishme”, theksoi Nikaj për tiranënews.al.
Të dyja ekipet e rajonit të Dibrës kanë deklaruar se dëshirojnë në fund të sezonit të ngjiten një kategori më lart.