Tre lokale janë shkrumbuar në orët e para të mëngjesit të sotëm në afërsi të teatrit “Migjeni” në Shkodër.
Mësohet se zjarri ka rënë rreth orës 3.25 të mëngjesit dhe fatmirësisht nuk ka pasur të lënduar në njerëz.
Informacione paraprake bëjnë të ditur se ka marrë flakë ashensori i pallatit ku ndodheshin lokalet dhe dyshohet se shkak është bërë vaji i ashensorit.
Ashensori në fjalë shërbente për një lokal që ndodhej në katin e fundit të pallatit dhe jo për banorët e lagjes çka ka bërë që banesat të mos kenë pësuar dëme. Forcat zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje duke shuar flakët ndërsa hetimet pritet të bëjnë zbardhjen e plotë.
