Një incident ka tensionuar situatën tek kryeministria ku një grup nga protestuesit që ishin mbledhur që të protestonin para Ministrisë së Brendshme për Klodian Rashën, marshuan për të kërkuar drejtësi para zyrës së kryeminsitrit Edi Rama.
Por teksa kërkonin drejtësi për Rashën, disa të rinj janë përplasur me njëri-tjetrin. Nuk kanë munguar të shtyrat, sharjet dhe grushtat.
Për pasojë është lënduar edhe reperi i njohur, Stresi. Situata është normalizuar me ndërhyrjen e të rinjve të tjerë që ishin të pranishëm në protestë.
Një grup prej tyre kanë zhveshur Bredhin e Vitit të Ri duke harruar që është zbukuruar me taksat e tyre.
