Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Zbardhen detaje nga ngjarja tronditëse, flet vajza e abuzuar seksualisht në Kuçovë

21:22 / December 9, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Abuzimi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Janë zbardhur detaje nga ngjarja e rëndë e abuzimit seksual me një 10-vjeçare në qytetin e Kuçovës, e cila ka zanafillën 2 vite më parë. Në vitin 2018, kur vajza ishte në klasën e tretë dhe vetëm 8 vjeçe, filloi edhe kalvari i gjatë i abuzimit me të. Vetë vajza, duke treguar ngjarjen rrëfen se një ditë kur ishte kthyer nga shkolla e gjen 57-vjeçarin A. D të dehur, i cili e merr në dhomën e tij dhe abuzon seksualisht me të.

Pas kësaj, i moshuari i kishte thënë se kjo ishte një gjë normale që kryenin të rriturit me fëmijët. Vajza pohon se fillimisht ajo nuk dinte se çfarë ishte veprimi që kishte kryer 57-vjeçari me të, por kur e kishte kuptuar i kishte thënë të mos e prekte më, pasi në të kundërt do t’u tregonte prindërve.

Në këto momente, 57-vjeçari, rrëfen vajza, e ka kërcënuar më sëpatë, duke i thënë se po të tregonte, do të vriste jo vetëm vajzën, por edhe familjen e saj, ndërkohë që abuzimi seksual ka vijuar për 2 vite rresht.

Nëna e vajzës tregon se vajza vetëm sot i ka treguar se çfarë kishte ndodhur me të për 2 vite me radhë. Pas këtij rrëfimi, nëna tregon se u tmerrua dhe ka shkuar menjëherë bashkë me vajzën në polici për të denoncuar abuzuesin.

“Unë nuk kam qenë asnjëherë në dijeni për abuzimin. Gjithçka ka ndodhur kur ne ishim në punë dhe kur vajza kthehej nga shkolla. A vinte çdo ditë i dehur në shtëpi, por unë se mendoja të arrinte deri këtu. Nuk kam kuptuar asgjë nga sjellja e vajzës, pasi ajo ka qenë gjithmonë një fëmijë i ndrojtur. U tmerrova kur mësova sot gjithçka dhe doja ta vrisja me duart e mia, por më pas shkova dhe e denoncova në polici. Vajza u mor në pyetje dhe tregoi gjithçka, por gjendja e saj është e rënduar dhe ka nevojë për mbështetje psikologjike. I bëj apel shtetit të bëjë drejtësi dhe kërkoj mbrojtje bashkë me familjen time”, shprehet nëna e vajzës.

57-vjecari Ajet Dume, tashmë i arrestuar nga policia për ngjarjen e rëndë, jetonte i vetëm në banesë. 11 vjet më parë ai ishte njohur me babain e vajzës, që asokohe nuk kishte lindur ende, dhe pasi ky i fundit i kishte treguar se jetonte me gruan jashtë, ai u kishte dhënë me qira dy prej dhomave të shtëpisë së tij.

Ajet Dume dhe çifti Duraj jetonin prej 11-vjetësh në të njëjtën shtëpi me abuzuesin, i cili kishte mbajtur për vete një dhomë, ku edhe ka ndodhur ngjarja. Asokohe, kur çifti Duraj u shpërngul në banesën e Ajetit, nuk kishte asnjë fëmijë dhe 3 vite më vonë lindi edhe vajza e abuzuar, e vite më pas vajza e vogël 5 vjeçe.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Po transportohej nga Pogradeci për trajtim të specializuar në Tiranë, humb jetën 37-vjeçarja shtatzënë

11:36 / August 31, 2026

U gjet i dekompozuar në Seman/ Morgu i Fierit nuk e identifikon dot trupin, rasti i kalon Institutit të Mjekësisë Ligjore

10:40 / August 31, 2026

Aksident i rëndë në aksin Gosë – Vilbashtovë, Kavajë ndërron jetë drejtuesi i motorit

10:25 / August 31, 2026

Nën hetim nga SPAK, ish-drejtori i Milanit Igli Tare paraqitet në Prokurorinë e Posaçme

10:10 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.