Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sporti

Kualifikohen Napoli e Sociedad, Ali Sowe i shënon dy herë Romës

21:42 / December 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
napoli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Napoli, Real Sociedad, Young Boys dhe Molde janë katër skuadrat që siguruan ditën e sotme kualifikimin në Europa League. Ekipi i Gennaro Gattusos luante për dy rezultate ndaj Real Sociedad në stadiumin “Diego Armando Maradona” (ndeshja e parë zyrtare në stadiumin me emrin e legjendës argjentinase).

⏰ RESULTS ⏰

✅ Young Boys, Molde, Napoli & Real Sociedad through to last 32 🎉

Who did it best? 🤔#UEL

— UEFA Europa League (@EuropaLeague) December 10, 2020

1-1 përfundoi sfida e luajtur në Itali. Piotr Zielinski kaloi vendasit në avantazh në pjesën e parë falë një eurogoli, teksa baskët barazuan në minutat shtesë me anë të Willian Jose. Në fund festë në të dy kampet, me spanjollët që u kualifikuan pas humbjes së AZ Alkmaar në Kroaci kundër Rijekës.

Arsenali po vuan në kampionat, por ndryshe është situata në Europë. Djemtë e Mikel Artetës mposhtën 2-4 Dundalk në Irlandë dhe e mbyllën garimin në grupin B me 18 pikë të plota. Fitore edhe për Bayer Leverkusen, që mposhti 4-0 në shtëpi çekët e Slavia Prague (të dy ekipet ishin kualifikuar).

Edhe Roma kishte siguruar më parë kualifikimin, teksa sot humbi 3-1 në Bullgari kundër CSKA Sofia. Marash Kumbulla e nisi si titullar, por vetëm një pjesë zgjati ndeshja e tij. Ali Sowe, ish-sulmuesi i njohur i Skënderbeut, realizoi dy nga golat e CSKA.

Ali Sowe Sociedad
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

FSHF reagon ashpër pas incidenteve në ndeshjen Elbasani-Vllaznia: Disiplina nuk pyet për emër

13:40 / August 30, 2026

Lionel Messi “si vera”, shënon tre gola, Inter Miami fiton 7-1 kundër Montreal

11:26 / August 30, 2026

Zyrtare/ Kristjan Asllani lë Interin dhe transferohet në Emirate, shqiptari prezantohet te Al Jazira me fanellën “23”

16:13 / August 29, 2026

Chelsea përgatitet për lamtumirën e Enzo Fernandez, Blutë bëjnë gati paratë për zëvendësuesin e argjentinasit

18:54 / August 28, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.