Ka nisur në orën 18:00 protesta e katërt pas vrasjes së Klodian Rashës. Në dukje e qetë, grumbullimet në protestë sa vijnë e shtohen.
Policët civilë të maskuar me kapuçë janë të shumtë e mes turmës së protestuesve.
Është ndaluar dhe shoqëruar brenda fugonit të policisë një i ri, i cili pretendon se nuk ka bërë asgjë dhe po e shoqërojnë kot, teksa i kërkon ndihmë qytetarëve. Ai është futur i vetëm në fugonin e policisë, ndërsa e shoqëronin edhe dy efektivë.
