Protesta për vrasjen e Klodian Rashës ka hyrë në ditën e saj të pestë!
Pasi dogjën selinë e PS-së në Shkodër, qytetarët e Tiranës kanë filluar të djegin dhe biznese të ndryshme në kryeqytet.Këtë e tregoi reperi Stresi në Instagram të cilit i kanë dërguar foto të një objekti që digjet në Tiranë, në zonën e 5 Majit. Stresi thotë se po digjet njësia e PS-së në këtë zonë.
‘Bravo Tirona, më njoftuan tek 5 Maji njësisë i vihet flaka’.

