Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Vendimi/ Austria do të ashpërsojë dënimet për sulmet kundër grave

19:57 / February 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
au
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria e krahut të djathtë në Austri ka njoftuar të mërkurën për marrjen e masave më të ashpra për krime të dhunshme, sidomos për ato kundër viktimave gra, transmeton Reuters.

Konservatorët e koalicionit në pushtet në këtë shtet, kanë fituar udhëheqësinë gjatë kohës së krizës së migrantëve, duke u zotuar se do të parandalojnë fluksin e refugjatëve të vitit 2015, shumica e të cilëve kishin prejardhje nga Lindja e Mesme apo Afganistani.

Të dhënat e fundit sa u përket krimeve në vitin 2017, kanë treguar ulje të numrit të krimeve të dhunshme.

Bazuar në këto të dhëna, del se Austria ka shkallën më të ulët të vrasjeve në Bashkimin Evropian.

Megjithatë mediat në Austri kanë thënë se Qeveria ka të dhëna për tetë vrasje të grave këtë vit, për të cilat policia beson se janë kryer nga të huajt.

“Ne kemi parë që në fillim të këtij viti jemi përballur me një numër të vrasjeve në shtetin tonë”, ka thënë ministri i Brendshëm austriak, Herbert Kickl, duke bërë të ditura masat e planifikuara.

“Ne kemi vërejtur se shumë, shumë shpesh, njerëzit e përfshirë në këto krime të dhunshme nuk janë austriakë dhe janë nga kultura dhe shtete tjera”, ka thënë Kickl në një konferencë për media, bashkë me kancelarin e këtij shteti, Sebastian Kurz dhe ministra tjerë.

E gjithë pakoja e masave, që përfshin rritjen e minimumit të dënimit për dhunim, nuk shënjestron ndaras të huajt.

Kurz ka hedhur poshtë kritikat e avokatëve dhe personave të tjerë që kanë thënë se dënimi më i ashpër nuk është ndalesë efektive për këto krime.

“I kuptoj tejet pak kritikat e disa ekspertëve për planet, të cilat sipas mendimit tim janë të drejta. Kushdo që kryen një vepër penale kundër grave apo fëmijëve në Austri nuk meriton asgjë tjetër përveç ndëshkimit të ashpër”, ka thënë ai.

ashpersoje austria grave
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.