Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rrëfehet Arthur Melo: Jam me fat që kam trajner Pirlon dhe luaj përkrah Ronaldos

12:07 / December 13, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
SPORT PREVIEW Arthur 696x464 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Arthur Melo, që erdhi nga Barcelona te Juventusi, nga Leo Messi te Cristiano Ronaldo, rrëfehet për Marca.

Lidhur me yllin portugez, ai nënvizon: “Unë isha i befasuar nga mënyra se si ai punon. Tashmë e dija këtë, sepse njerëzit flasin për të, bota e futbollit është e vogël dhe ata ju tregojnë për këtë. Sidoqoftë, kur e shikoni vetë duke punuar, është mbresëlënëse. Ka ditë mbërrijmë në dy të mëngjesit në shtëpi, sepse kemi luajtur vonë, por ai mendon për stërvitjen e radhës. Kush e bën këtë? Vetëm Cristiano. Unë bëj shaka dhe i them se është i sëmurë, por çfarë do t’i thuash dikujt që ka fituar kaq shumë Topa të Artë. Cristiano është i shkëlqyeshëm. Që kur kam mbërritur, më ka ndihmuar shumë, sepse flasim të njëjtën gjuhë. Edhe lidhur me ushqimim më thotë se çfarë të ha. Ai kujdeset për të tjerët, gjithmonë përpiqet të ndihmojë dhe të kontribuojë me diçka.

Braziliani më pas foli për Juven dhe shokët e tij të skuadrës: “Unë jam shumë i lumtur, më kanë pritur shumë mirë. Kur arrita në Barcelonë më ndodhi e njëjta gjë. Këtu takova lojtarë me të cilët kisha luajtur vetëm në PlayStation, por tani i kisha para meje: Cristiano, Buffon, Bonucci dhe Chiellini, të gjithë janë legjenda. Kam qenë me fat, sepse gjëta Danilo dhe Alex Sandro, dy brazilianë nga ekipi kombëtar, që tashmë i njihja. Dybala flet spanjisht, si dhe Bentancur e Morata. Me Cristiano flas portugalisht. Dhe pastaj janë veteranët, që përfaqësojnë mentalitetin italian. Të gjithë shumë seriozë dhe që punojnë fort”.

Më në fund, një vlerësim për Serie A: Në fillim vuajta pak, kur mbërrita këtu, sepse mënyra e lojës është ndryshe. Kam pasur fatin të takoj një trajner, që luante në të njëjtën pozitë me mua. Ai më ndihmon dhe më thotë se çfarë të bëj e të mos bëj. Pirlo ka shumë përvojë, kështu që nuk kam zgjidhje tjetër përveçse ta ul kokën dhe ta dëgjoj. Ai shpjegon shumë mirë se çfarë dëshiron dhe e lexon kundërshtarin shumë mirë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Maratona e Tiranës të dielën, dhjetëra rrugë bllokohen. Pezullohen disa linja urbani

21:18 / November 13, 2026

‘Goli më i bukur në karrierë’, Muçi: Nëse jemi të bashkuar ecim lart/ Asllani: Tifozët e bënë speciale fitoren e Kombëtares

11:27 / November 13, 2026

Shqipëri-Finlandë/ Masat e sigurisë, FSHF ka një thirrje për tifozët që do të vijnë në stadium

13:22 / November 12, 2026

Tjetër tragjedi në futboll/ 22-vjeçari vdes gjatë stërvitjes

21:19 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.