Deputeti i LDK-së, Shkëmb Manaj, ka njoftuar se dikush ka hyrë në garazhdin e ndërtesës ku banon dhe i kanë çarë me thikë gomat e veturës.
Manaj përmes një statusi në Facebook ka njoftuar se i ka lajmëruar organet e policisë. “Sot rreth orës 11:00 kam vërejtur se katër gomat e veturës time, brenda garazhdit në banesën ku banoj, janë shpërthyer, si rrjedhojë e shpuarjes me thikë.
Rasti është lajmëruar në polici, e cila ka reaguar me shpejtësi dhe e ka kryer punën e saj me profesionalizëm. Me këtë rast e falënderoj Policinë e Kosovës dhe kërkoj që rasti të trajtohet dhe të zbardhet në tërësi”, ka shkruar Manaj.
