Policia e Shtetit kërkon shpërndarjen e protestuesve që ndodhen tek Sheshi Skënderbej. Efektivët iu kanë kërkuar qytetarëve të largohen për shkak të kushteve të pandemisë COVID19. Ndërkohë që të rinjtë nën thirrjet “drejtësi për Klodianin” dhe “Turp, hiqni kapelet”, kërkojnë që policët të heqin kapelet.
PËRPLASJA POLICI-PROTESTUES:
Polici: Jemi në kushte pandemie, ju lutem tani.
Të rinjtë: Turp, turp, turp turp…
Polici: E di cili është problemi, jemi në kushte pandemie, nuk lejohen grumbullimet mor kaq.
I riu: Ku ta denoncoj unë këtë nesër, ky s’ka numër? Ku?
Polici: Po ju lutem tashi, nuk lejohen grumbullimet tani, shpërndahuni.
Të rinjtë: Hiqni kapelet, hiqni kapelet…
