NGA MAX BENWELL
Për 8 muaj, anëtarja e re e kongresit amerikan ka arritur të marrë ndjekësit më të zellshëm të Washigton DC. Dhe këto janë levizjet e saj më të forta
Kur flitet për Twitter, Alexandria Ocasio-Cortez, e zgjedhur nëntorin e kaluar si anëtarja më e re në moshë në Kongresin Amerikan, uli në gjunjë të gjithë politikanët e tjerë. Ajo ka ndërtuar grupin më aktiv të ndjekësve të kongresit në vetëm tetë muaj duke u përgjedhur dhe si lektore e mediave sociale për kolegët e saj sapo mbërriti.
Si ia del ajo? Unë i kaloj ditët duke analizuar të dhëna për Guardian dhe duke ndihmuar në mbajtjen e faqeve tona sociale, kështuqë jam mësuar me zhbirilimin e shifrave dhe zbulimin e asaj cka i nxit njerëzit. Dhe shpesh herë, janë ato gjërat më pak të dukshme që tregojnë se cfarë ndodh në të vërtetë.
Twitter-i i Ocasio-Cortez’s (@AOC) ka më shumë se 3.1 milion ndjekës. Dhe 2.6 milion prej këtyre janë shtuar tetë muajt e fundit. Para se të fitonte garën në parti qershorin e kaluar, duke mundur paraardhësin demokrat të zgjedhur për 10 mandate, ajo kishte vetëm 446,000 ndjekës.

Alexandra Ocasio-Cortez ka patur një rritje prej 600% ndjekësish në Twitter që nga qershori i kaluar
Ocasio-Cortez ka gjithashtu më shumë se 2.1 milion ndjekës në Instagram dhe 500,000 në Facebook, por Twitter është vendi ku ajo dominon.
Ajo tashmë ia ka kaluar në Twitter kryetares së parlamentit, Nency Pelosi (2.1 milion) dhe i është afruar shumë Joe Biden (3.3 milion). Mund të ketë më pak ndjekës se Trump (58.2 milion), por duket se me ritmin e saj të bashkëveprimit për cdo cicërimë, që llogaritet duke krahasuar numrin e përgjithshëm të reagimeve për cicërimë me numrin e përgjithshëm të ndjekësve, është 2.8% për tetë muajt e fundit.
Kjo mund të duket pak, por kur vendoset në perspektivë ritmi i Donald Trump është 0.2% , i Barack Obama 0.4%, Hillary Clinton, 0.2% dhe Bernie Sanders 0.09%.
Edhe kur e krahason me bashkëveprimin e pastër por pa shumë rëndësi, Ocasio-Cortez prapë shënon mbi pozicionin e saj. Për shembull, Trump ka 21-fishin ndjekësve të saj. Por ai arriti të gjenerojë vetëm 2.5 herë më shumë bashkëveprime se ajo në total për muajin e janarit (43.2m krahasuar me 17.5m).
Të gjithë këto numra ndihmojnë për të kuptuar shkallën e popullaritetit në Twitter të Ocasio-Cortez, por nuk ndihmojnë në shpjegimin e tij. Për të kuptuar më tej përse ka fituar kaq popullaritet, një përmbledhje e ngjitjes së saj të shpejtë, dhe cicërimat që e kanë përcaktuar atë:
Ajo nuk i lejon kritikët ti përcaktojnë narrativën ( qershor 2018)

Ocasio-Cortez u prezantua me shumë votues me anë të një video fushate në maj 2018 e cila pati shumë shpërndarje. Por ishte fitorja e saj në garën e partisë në qershor që i dha asaj platformën e parë kombëtare, dhe kjo cicërimë (më popullorja në qershor) përcaktoi mënyrën e saj të veprimit. Ajo vendosi që nuk do ti linte kritikët e saj-qofshin republikanë apo demokratë- të përcaktojnë narrativën e saj. Cicërima e saj është një konfirmim faktesh dy pjesësh. Por, në vend që të përdorë statistika sic bëjnë zakonisht konfirmuesit e fakteve, ajo jep prova fotografike dhe bazuar në eksperienca që janë më personale dhe emotive.
Ajo e përdor Fox News për avantazhin e saj (korrik 2018)

I pëlqen apo jo, njerëzit shumë të drejtë dhe të balancuar të Fox Neës kanë luajtur një rol të rëndësishëm në suksesin e Ocasio-Cortez. Përvec kohës falas që i japin, ata i kanë dhënë gjithashtu goxha material. Grafiku më sipër në vecanti, u bë shkak i një shakaje që Ocasio-Cortez do të përdorte më vonë: A është departamenti i grafikave të Fox News në anën e saj?
Ajo ia kthen republikanëve (gusht 2018)

Gjatë një bisede rishtas, gazetari Ta-Nehisi Coates e pyeti Ocasio-Cortez kur ajo do vendoste të “zhyste budallenjtë”. “Kushdo që komenton me një profil zyrtar dhe kur skam ngrënë për tre orë ,”tha ajo.“Dhe deri sa më shumë njerëz bashkohen dhe kërkojnë llogari, nuk do ti lë pa përgjigje.”
…..
Cicërima e mësipërme ishte një nga shembujt e parë të madhenj të saj, kur ajo zgjodhi sfidën e çuditshme dhe të shtrenjtë të debatit të Ben Shapiro.
Ajo e kthen konfirmimin e fakteve në qejf (shtator 2018)

Kjo ishte cicërima më popullore e Ocasio-Cortez në shtator dhe, ashtu si ajo e qershorit, ajo po konfirmon faktet.
Targetimi i të djathtës së largët do të jetë gjithnjë popullor në Twitter. Por është “vrasja e gënjeshtrave” që e ndez zjarrin e vënë tashmë nga cicërimat e saj me elementin më të ndezshëm në internet: ndjesia e të qënit të ngjashëm. Ajo flet gjuhën e fansave të saj të rinj, dhe ata ndoshta kurrë nuk kanë parë dicka të tillë nga një politikan më parë.
Shumica e politikanëve zgjidhen për të përfaqësuar njerëzit normal por ende duhet të punësojnë konsulentë për këshilla se si të flasin me genjeratën e re. Ju kujtohet kur Hillary Clinton u tha njerëzve të “Pokemon Go në votime”?
Duhet theksuar gjithashtu se shtatori ishte muaji kur përfolja e Ocasio-Cortez në Fox arriti lartësi të reja:…
Ajo ka një të shkuar tërheqëse (tetor 2018)

Nuk është çudi që, në një epokë ku autenticiteti ka rëndësi më shumë se kurrë, Ocasio-Cortez ka arritur shumë. Historia e saj e rritur në një familje të klasës punëtore dhe punësimi si bariste një vit para se ajo të fitonte zgjedhjet, është bërë pjesë e fuqishme e karakterit tërheqës së saj.
Nuk është arsyeja e vetme pse ajo është popullore, por luan rolin e një mburoje të besimeve të saj. Republikanët janë përpjekur ta çmontojnë këtë të kaluar sa më shumë që të jetë e mundur, dhe kuptohet pse. Pasi janë përpjekur disa dekada të përshkruajnë liberalët si elita të paprekshme, ajo është një nga kërcënimet më të mëdha për të gjithë narrativën e tyre.
Ajo i zotëron emoji-t (nëntor 2018)

Kjo ndoshta si bën shumë përshtypje atyre që përdorin rregullisht emoji, por kjo është dicka e madhe për anëtarët e Kongresit. Ju kujtohet kur Hillary u kërkoi njerëzve të përmbledhnin se si ndiheshin për borxhin e studentëve me tre emoji? Dhe mund të imagjinoni dikë si Beto O’Rourke apo Elizabeth Warren edhe duke përdorur një qaj-qesh emoji pa u dukur e çuditshme?
Nuk ka magji në përdorimin e hieroglifeve moderne të Ocasio-Cortez, por ajo që vërehet është se rrallë i vini re- ato kurrë nuk stonojnë apo dalin jashtë konteksti. Ashtu si pjesa tjetër e gjuhës së saj ato kanë një rrjedhje natyrore dhe ndihmojnë në kristalizimin e origjinalitetit të saj.
Ajo është e gatshme të kritikojë institucionin që përfaqëson (dhjetor 2018)

Kjo cicërimë ishte më popullorja e Ocasio-Cortez në dhjetor. Në të, ajo tregon kontrastion mes sfondit të saj të klasës punëtore me punën e saj të re në Kongres, dhe diskuton frustrimet e mëdha të njerëzve me sistemin shëndetësor.
….
Me apo pa dashje, kjo provon se ajo është ende një prej nesh dhe nuk do ta toleroje Kongresin një tani që është pjesë e tij. Nuk ka shumë për të mos pëlqyer nëse je një amerikan i ri, i majtë, i cili vlerëson origjinalitetin dhe gatishmërinë për ti kërkuar llogari pushtetit.
Ajo mund të kërcejë dhe të mbajë një qëndrim politik në të njëjtën kohë – (janar 2019)

Janari ishte muaji më aktiv i @ AOC deri tani, me llogarinë duke shtuar një milion ndjekës të rinj. Një pjesë e madhe e këtij momenti u krijua nga kjo cicërimë, e cila mori mbi 160 mijë shpërndarje dhe 787.000 pëlqime.
Video tregon kërcimin e saj me këngën Luftë të Edwin Starr. Përgjigja e saj ishte një shpërfillje, pasi ajo kishte dalë duke kërcyer në një video muzikore në kolegj.
Video ishte postuar nga një llogari e çuditshme, në dukje e djathtë, për ta zhytur atë. “Këtu është komunsitja e preferuar e Amerikës, që di gjithcka, duke vepruar si torollake ashtu sic është,” lexoi postimi. Llogaria u fshi më vonë, duke ngritur mundësinë me humor se ishte postuar nga dikush nga e majta që e dinte se do të bënte mrekulli për të.
Sidoqoftë, ajo u arma e re në betejën e të majtës me të djathtën mbi Ocasio-Cortez dhe një temë kryesore lajmesh.
Ideja që të gjithë republikanët e përqeshnin atë për kërcimin u përhap shpejt, pavarësisht nga pak shembuj mes tyre. Por shpifja bëri zhurmë me shumë se sulmet e së djathtës për të gjetur material, ndërsa reagimi i majtë u bë pjesë e një beteje më të gjerë frustrimi mbi trajtimin e tyre nga republikanët.

Cicërima e Ocasio-Cortez ishte kulmi i të gjithë ndodhisë dhe madje edhe për standardet e saj ishte një surprizë. Politikanët kanë kërcyer më parë; Obama ishte veçanërisht i aftë. Por a e ka bërë dikush ndonjëherë në një mënyrë që është edhe argëtuese dhe hap një debat politik?
Cicërima është me të vërtetë një shembull i përsosur përse Ocasio-Cortez ka kaq shumë sukses në Twitter. Ajo nuk i përgjigjet vetëm lajmeve apo lëshon deklarata si shumica e politikanëve – ajo krijon përmbajtjen e vet dhe bën lajmet e saj, në një mënyrë të paparashikueshme dhe autentike.
Dhe vetëm kur mendoni se i keni parë të gjitha faktet e mundshme, përgjigjet, dhe detajet nga e kaluara e saj, ajo shfaqet duke vallëzuar.
PERKTHYER NGA THE GUARDIAN PER TIRANANEWS
