Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Kthejeni me shkelma në Tiranë!” Mjeku që shëroi Berlusconin vë duart në kokë me shqiptarin e infektuar me Covid, ja arsyeja

12:01 / December 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
123339954 0d83678b a98c 43d0 9d2b 02d2cb909481
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mediat italiane kanë ngritur alarmin se si një shqiptar 50-vjeçar me inicialet N.S ka thyer që të gjitha rregullat antiCovid duke shkuar drejte e në spital në Itali.

Ai kishte rezervuar një fluturim për në Milano, pa njoftimet e ambasadës italiane në Tiranë që duhen bërë në këtë rast kur je i infektuar me Covid.

“Zoti N.S, nga Tirana, kryeqyteti i Shqipërisë, rreth 50-vjeç, është i shqetësuar. Prej disa ditësh ai ka simptomat klasike të infeksionit, ato që mjekët thonë se lidhen me Covid.

Nga terapia e bërë, duket se rezultatet janë shumë të këqija. N.S trembet. Mjeku i jep pak shpresa, megjithatë i vetmi doktor që ka dhënë rezultate edhe në rastet më të rënda është anestezisti i famshëm, më i miri në Itali, Alberto Zangrillo, në Milano. Bëhet fjalë për të njëjtin mjek që ka shëruar Berlusconin.

Pacienti shqiptar sigurisht që nuk dëshiron të vdesë. Kështu që vendos të provojë të lërë veten në duart e Zangrillo-s. Spitali italian ku shqiptari trokiti, nuk e refuzon ndihmën për dikë që po vdes, kështu që i hap dyert,” e nis shkrimin media italiane Libero Quotidiano.

“Ai që nuk ka asgjë për të humbur, rrezikon, por problem nuk është ky, problemi qëndron tek humbësit, që në këtë rast janë të tjerët, të cilët nuk e meritonin të ishin krah për krah me aventurën e një njeriu që po vdiste.

Rezervoi një fluturim për në Milano, pa njoftimet e ambasadës italiane në Tiranë, çdo gjë perfekt. Kalon sigurimin në aeroport dhe mbërrin në derën e doktor Zangrillo-s.

Kur shqiptari i tregon aventurat e tij, mjeku vë duart në kokë. Kryen telefonata urgjente. Informohet aeroporti i Malpensas. Të gjithë pasagjerët që udhëtuan me këtë njeri të infektuar, kontrollorët që besuan gënjeshtrat e tij, dhe shoferi i taksisë që kaloi një orë me të.

Një katastrofë e vërtetë. Por mjekët i japin ndihmë kujtdo që e meriton. Edhe pse ndjenja e drejtësisë të shtynte ta riktheje me “shkelma” në Shqipëri. Ndoshta e bëjnë pasi ta kenë shëruar. Megjithatë kjo nxorri në pah paaftësinë e autoriteteve italiane për të mbajtur larg sëmundjen,” shkruan media italiane.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.