Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Skandal/ Në Serbi krijohen video-lojëra me krime lufte, në njërën prej tyre paraqitet vrasja e Adem Jasharit

15:01 / December 14, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1607952289 583b6af32e5f4405962236f8aeedccf7w1023r1s600x360 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Hyr në llogore, hyr në llogore. Ja ku e ke armikun, 200 metra larg teje, në shkurre (…)”, thotë zëri në videolojë, ndërsa një ushtar i animuar i largohet predhës virtuale.

“U vra. Snajperisti duket se po na sheh qartë nga ajo shkurre. Më mbuloni që të vrapoj dhe të hedh bombën”. Pas disa sekondash dëgjohet një shpërthim, por të shtënat vazhdojnë.

Kjo nuk është nga ndonjë film lufte, por bisedë e një grupi lojtarësh që po luanin një video-lojë, në të cilën një nga misionet është që pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpska të parandalojnë forcat kroate të kryejnë operacionin ushtarak-policor “Stuhia”, i cili në jetën reale ndodhi në gusht të vitit 1995.

Sipas një hulumtimi nga Radio Evropa e Lirë (REL), në internet mund të gjenden disa video-lojëra në të cilat simulohen konfliktet ushtarake, që kanë ndodhur në ish-Jugosllavi, e aty, si pjesë e misioneve, gjithashtu mund të “luhen’ edhe krimet e luftës.

Aktualisht, platforma më e famshme në Serbi është “Arma Srbija”, ku përdoruesit mblidhen për të luajtur njëkohësisht në kohë reale në internet, raporton Gazeta Express. Bëhet fjalë për të ashtuquajturën video-lojë, qitësi i parë, (First-personshooter – FPS), në të cilën lojtarët janë pjesë e një ushtrie të caktuar dhe luftojnë kundër robotëve kompjuterikë, që drejtojnë një ushtri rivale.

Ata publikojnë lojërat e tyre (lojtarë të video-lojërave) në platformën YouTube më të njëjtin emër, e cila ka rreth 2,400 ndjekës.

Kështu, më 23 tetor, u publikua një video e grupit me titull “Lufta aktuale: Operacioni Anti-terrorist në Rahovicë”. Lojtarët janë të veshur me uniforma të maskuara me shenjat e policisë serbe.

Loja zhvillohet në zonën e fshatit afër Preshevës, në jug të Serbisë dhe në përshkrimin e videos thuhet se operacioni, “pasoi provokimet e terroristëve shqiptarë pranë Rahovicës më 13 maj 2001”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Sky News ngre alarmin për rrjetet shqiptare të kokainës në Britani, avokati nga Londra: Duhet bashkëpunim me SPAK për të zbuluar kokat

19:39 / November 13, 2026

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Zelensky: Ukraina dhe Rusia do të kryejnë shkëmbimin më të madh të të burgosurve ndonjëherë

11:55 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.