Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

AFP: Qumështi i veçantë i shqiptarëve në kohë pandemie

09:37 / December 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
551196e1f6e7711f9e5a43b06772e6672afe23c5 630x420 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Shqipëri, qumështit të gomaricës i janë kredituar virtyte të imunitetit dhe, në mes të kësaj pandemie, kërkesa po shpërthen për këtë produkt të ngrohtë mirëbërës.

“Kërkesa për qumësht gomarice është në rritje, veçanërisht në muajt e fundit”, tha Elton Kikia, 37 vjeç, i cili dy vjet më parë la punën si gazetar për të marrë përsipër drejtimin e fermës së vogël familjare në fshatin Papër.

“Me një prodhim maksimal prej tri litrash në ditë, ne nuk mund ta plotësojmë kërkesën”, vazhdoi Kikia, duke shpjeguar se dëshiron të shtojë numrin e kafshëve të tij të qumështit.

“Prodhimi i qumështit është një mënyrë për të ruajtur dhe mbrojtur speciet. Ne i trajtojmë ato dhe i rehabilitojmë, madje edhe psikologjikisht”, u shpreh Riza Kikia, 71 vjeç, babai i Eltonit.

Pavarësisht nga çmimi i lartë, 50 euro për litër, lëngu i çmuar është shumë i kërkuar.

“Qumështi i gomaricës është një ilaç i mirë natyror për traktin respirator”, thotë Klea Ymeri, studente e Mjekësisë, e cila ka shkuar rregullisht në Papër për të blerë qumështin për të ndihmuar prindërit e saj të shëroheshin nga COVID-19.

“Ka një interes të shtuar për produktet e bukurisë, sepse njerëzit kalojnë më shumë kohë në shtëpi dhe mund të kujdesen më shumë për lëkurën e tyre”, thekson Regina Beqiri, anëtare e familjes dhe farmaciste, e cila e përdor qumështin e ngrirë për të bërë sapunë, maska ​​dhe produkte të tjera bukurie, që më pas shiten në fermë dhe në farmacinë e saj.

Askush nuk pretendon se është një mburojë antiCOVID-19, por të apasionuarit nuk lëkunden: i përafërt me qumështin e njeriut, qumështi i gomaricës është plot me vitamina dhe elementë që ndihmojnë në forcimin e mbrojtjes natyrore.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Tensionet te ministria e Brendshme, shoqërohet një protestues. Policia kordon jashtë godinës

11:57 / September 17, 2026

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.