Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Vrasja e Rashës, zbardhet dëshmia e policit të dytë: Nevaldo ra në tokë pas përleshjes, pastaj qëlloi Klodianin

16:05 / December 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Nevaldo Hajdaraj 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Zbardhet dëshmia e kolegut të efektivit që qëlloi 25-vjeçarin, i cili mes të tjerash ka thënë se ka pasur përleshje fizike mes viktimës dhe autorit.

Kolegu E. Gj. ka thënë se në momentin e përleshjes efektivi i Shqiponjave Nevaldo Hajdaraj ka rënë në tokë dhe në atë moment ka qëlluar dy herë mbi Klodian Rashën.

“Vetëm autori nuk pranon se ka pasur përplasje fizike me Klodian Rashën, ndërsa kolegu i tij e përgënjeshtron këtë. Në një moment, thotë ai, Klodian Rasha dhe efektivi janë përleshur fizikisht, ndërsa shton se vetë ka qenë në distancë 100 metra.

Sipas tij, kolegu ka rënë në tokë dhe në atë moment ka qëlluar dy herë ndaj të riut. Unë kam qenë mbrëmë te familja e Klodian Rashës dhe më thanë se ai kishte shenja në fytyrë. Në fakt ata kishin dhe foto të Klodianit pas vdekjes.

Gjithashtu, familja Rasha pretendon se djali i tyre është qëlluar me dy plumba, ndërsa në dosje thuhet se njëri plumb e ka kapur në shpatull, kurse plaga në kokë është një plumb që e ka kapur shkarazi.

Autori pretendon se e përdori armën pasi kishte frikë se Klodian Rasha ishte i armatosur, por ky i fundit nuk ka pasur armë. Familja Rasha ka dyshime të forta se policia ka tentuar të manipulojë ngjarjen” – tha gazetarja Klodiana Lala.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ngërçi me pagat e gjyqtarëve, SPAK merr në pyetje sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave

14:36 / November 13, 2026

Kuvendi i Kosovës drejt rivotimit të Ligjit për Specialen

12:54 / November 13, 2026

Ndërprerja e shërbimeve Microsoft 365 prek edhe transportin ajror

12:42 / November 13, 2026

Sky News depërton në rrjetet shqiptare të kokainës në Britani dhe zbulon “hilet”, si bëhet rekrutimi përmes TikTok-ut, një telefon shitet 300 mijë paund

12:40 / November 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.