Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Kapet sasi e madhe droge në Kapshticës, ishte ngarkuar në dy kamionë, arrestohen shoferët

22:45 / February 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
kapshtice
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lënda narkotike është gjetur e fshehur në disa thasë brenda në dy kamionë të ngarkuar me krunde. Droga po tentohej të trafikohej drejt Greqisë. Në pranga kanë rënë dy shoferët e kamionëve, ndërkohë që Report Tv mëson se gjatë orëve të vijim priten të tjera arrestime. 

Sekuestrohet një sasi e madhe droge e llojit kanabis në pikën e kalimit kufitar të Kapshticës, e ngarkuar në dy kamionë që kishin për destinacion Greqinë. Lënda narkotike është gjetur mbrëmjen e sotme gjatë kontrolleve të imtësishme në doganë. Në dy kamionët ndodhej një ngarkesë me krunde dhe mes tyre ishin fshehur thasë me kanabis. Ende nuk dihet sasia e lëndës narkotike të sekuestruar, ndërkohë që vijon peshimi i saj në komisariatin e Policisë së Korçës. Policia ka arrestuar dy drejtuesit e kamionëve, Zija Hidri dhe Ardian Sako. 

Mësohet se policia kishte informacion më herët për një ngarkesë të konsiderueshme që po planifikohej të trafikohej nga Shqipëria drejt Greqisë. Kamionët janë mbajtur në vëzhgim prej disa ditësh nga njësia antidrogë e Policisë së Shtetit dhe pasditen e sotme janë ndjekur deri në Kapshticë, ku edhe i janë nënshtruar kontrolleve. Dyshohet se pas tentativës për të trafikuar lëndën narkotike drejt Greqisë fshihet një grup i fuqishëm kriminal.  Pritet që në orët e ardhshme të ketë disa arrestime.

Droga kapshtice
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Rama mbledh të premten Grupin Parlamentar të PS dhe kabinetin qeveritar

14:21 / July 20, 2026

Rama: Shqipëria e para në Ballkanin Perëndimor për performancën mjedisore, protestat tregojnë qytetërim

13:31 / July 20, 2026

Protestuesit mblidhen te Kuvendi, vezë me emrat e deputetëve dhe bllokim rrugësh, policia ‘gardh’ para institucionit, deputetët ‘përplasje’ në seancë

13:26 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.