Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Derri i egër zbulon shqiptarin që vrau biznesmenin grek

23:14 / February 13, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
derri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Policia greke ka zbardhur vrasjen e biznesmenit Aleksandro Stamatiadi të ndodhur një vit më parë gjatë grabitjes në banesën e tij në Athinë. Autori rezulton se është një shqiptar, i cili u arrestua në Belgjikë të mërkurën në koordinim me autoritetet greke. Ai përdorte kartë identiteti greke me emër të rremë. Megjithatë, media greke “Zougla” ka botuar mbrëmjen e sotme foto të shqiptarit të arrestuar në Belgjikë, emri i të cilit është Genci P. Shqiptari është zbuluar nga njollat e gjakut të derrit të egër.

Lidhja mes fakteve

Në makinën që grabitësit dhe vrasësit e biznesmenit kishin braktisur, hetuesit grekë gjetën njolla gjaku. Analizat laboratorike konfirmuan se ato i përkisnin një derri të egër. Hetimet intensive të autoriteteve zbuluan në rrjetet sociale foto të shqiptarit Genci P. me derra të egër, i cili mesa duket e kishte pasion gjuetinë. Mbledhja e provave të tjera dhe testet shkencore laboratorike bindën policinë e Athinës se shqiptari është i përfshirë në vrasjen e biznesmenit Stamatiadi. Referuar këtyre provave, edhe në frigoriferin e banesës së shqiptarit u gjetën pjesë të derrave të egër që Genci P. gjuante vazhdimisht.

Nga hetimet e deritanishme, autoritetet deklarojnë se shqiptari ka qenë në banesën e biznesmenit kur u vra gjatë grabitjes, madje dyshohet se ka qenë ai personi që e qëlloi tre herë me armën e gjahut. Sipas hetuesve, Genci P. e kishte kuptuar që policia greke kishte rënë në gjurmën e tij dhe për këtë arsye ishte arratisur drejt Belgjikës me dokumente të falsifikuara. Destinacioni i tij përfundimtar dyshohet se ishte Britania e Madhe. Të përfshirë në vrasjen e biznesmenit janë edhe 3 shqiptarë të tjerë, të cilët janë identifikuar nga autoritetet greke, por mendohet se janë arratisur nga vendi. Ka dyshime se mund të fshihen në Shqipëri.

Genci P. duket se ka qenë person i njohur për komunitetin e shqiptarëve në Athinë. Ai kishte një kompani përmes të cilës organizonte koncerte me këngëtarë shqiptarë në të gjithë Greqinë. Këtë kompani, policia dyshon se ai e përdorte për të pastruar paratë nga aktiviteti kriminal i tregtisë së drogës dhe grabitjeve. Genci P. është person me precedent penal dhe ka qenë i dënuar më parë

biznsmeni grek zbulohet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.