Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

BE rregullon gjigantët e teknologjisë: Duhet ti japim fund kaosit

23:12 / December 15, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
be pakete fb
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjigantët e teknologjisë së informacionit do të jenë tani subjekt i një pakete të re ligjore të hartuar nga Bashkimi Europian. Aty parashikohen kufizime për përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve dhe gjoba të mëdha nëse firmat nuk binden.

Firmat e mëdha të teknologjisë së informacionit, si Google, Facebook, Twitter apo Youtube do të duhet të japi llogari çdo vit për luftën që bëjnë për të hequr përmbajtjen e paligjshme dhe të dëmshme. Kjo është pjesë e një pakete ligjore të prezantuar nga Komisioni Europian.

Kufizime të reja do të ketë edhe për përdorimin e të dhënave personale të përdoruesve. Gjithashtu firmat ndalohen që të rendisin së pari produktet e tyre në motorët e kërkimit.

Rregullat synojnë për të qeverisur tregun dixhital të Bashkimit Europian dhe në pakon ligjore janë përfshirë edhe gjoba të mëdha apo ndarje të kompanive nëse shkelet ligji.

Në rast se refuzojnë të binden, gjigantët e teknologjisë do të detyrohen të paguajnë si gjobë 10 për qind të xhiros në tregun europian.

Komisionerja e BE-së për Konkurrencën Margrethe Vestager e përshkroi nismën e Brukselit si “një gur themeli për ta ngritur Europën në nivelin e epokës dixhitale.

“Na duhen rregulla për t’i dhënë fund kaosit,” tha Vestager.

Komisioneri për Tregun e Brendshëm Thierry Breton shtoi se ligjet janë hartuar me qëllim që të zbatohen “shumë shpejt” sapo të hyjnë në fuqi.

Gjiganti amerikan Google u ankua menjëherë dhe tha se ligji është hartuar për të ndëshkuar vetëm disa firma.

BE gjigantet rregullon
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kur është koha për të ndërruar iPhone-in? Nga bateria te përditësimet, ç’duhet të dini për formulën e ‘jetëgjatësisë’ së pajisjes

21:01 / July 20, 2026

Shqipëria mbyll 3 kapitujt e parë me BE, Rama ironizon nga Brukseli: Po si thanë, nuk ka më negociata?

22:21 / July 14, 2026

António Costa: Shqipëria një hap më pranë BE-së, mbyllen tre kapituj të negociatave

15:09 / July 13, 2026

BE drejt kufizimit të rrjeteve sociale për fëmijët, Von der Leyen: Duhet t’u ofrojmë një fillim më të sigurt në botën online

14:08 / July 13, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.