Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

“Me duart e mija e nxorra djalin tim të plagosur nga autobusi”, flet prindi nga Gostivari. Maqedonia, ditë zie

09:03 / February 14, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
maqedon
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngjarja tragjike e një dite më parë në autostradën Shkup- Tetovë ka tronditur gjithë rajonin, ku 14 persona deri tani janë raportuar se kanë humbur jetën dhe më shumë se 20 të tjerë janë të plagosur. Prej tyre, 4 në gjendje të rëndë.

Gjatë gjithë natës nga vendngjarja kanë ardhur dëshmi tronditëse, ku një prind nga Gostivari tregon se si e nxori djalin e tij të plagosur nga autobusi.
Sipas informacioneve të fundit, vetëm dy janë në gjendje kritike në Qendrën e Emergjente dhe mjekët po luftojnë për jetën e tyre, njofton TetovaSot.
Sot dhe nesër, më 14 dhe 15 shkurt u shpall ditë zie në Maqedoni, ndërsa Gostivari do mbajë zi tre ditë.

Në rrjetin social Twitter, një dëshmitar tregon se se me duart e tij i ka nxjerrë trupat e të vdekurve nga autobusi i cili u përmbys në rrugën e vjetër nga autostrada.


“Me duart e mia kam nxjerrë 4 trupa dhe 2 të plagosur nga aksidenti në Karpalak. Në momente të tilla nuk mendon nëse është një shqiptar, një maqedonas, apo një rom, në momente të tilla një person tregon se si ai është njeri … “, tregon historinë dëshmitari.

Mbrëmë është zhvilluar një mbledhje e jashtëzakonshme në Qeverinë e Maqedonisë ku është sjellë një vendim që datat 14 dhe 15 shkurt, të shpallen ditë zie në të gjithë vendin.


Ndërsa sot duke filluar nga ora 12:00, do të mbahet një seancë e jashtëzakonshme në Komunën e Gostivarit për rastin tragjik ku humbën jetën 14 persona nga aksidenti i autobusit në autostradën Shkup – Tetovë.


Në këtë seancë pritet që këshilltarët të sjellin vendimin për shpalljen e tre ditëve zi, për t’i nderuar viktimat që humbën jetën në këtë aksident.

maqedon1


“Sot me fillim në ora 12:00, do të mbahet seancë e jashtëzakonshme për rastin tragjik. Në seancën e sotme pritet që këshilltarët të sjellin vendim për shpalljen e tre ditëve zi, në shenjë respekti të viktimave. Komuna e Gostivarit, familjarëve të viktimave u shpreh ngushëllime, ndërsa të mbijetuarve u dëshiron shërim të plotë sa më të shpejtë”, thuhet në njoftim.

Hetimet për aksidentin


Prokuroria në shtetin fqinj ka njoftuar se në vend ngjarje është duke zhvilluar hetimet rreth shkaqeve të aksidentit në autostradën Shkup-Tetovë. Prokuroria do të urdhërojë autopsinë e personave që kanë ndërruar jetë dhe gjendjen teknike të autobusit. Prokuroria konfirmon se është dhënë urdhër për analizat e shoferit.

“Një natë e vështirë, nuk kam fjalë për të shprehur ngushëllimet për familjet e viktimave. Bashkë ndajmë dhimbjen. I mobilizuam të gjitha forcat, sonte Qeveria solli vendim me të cili në 14 dhe 15 shkurti shpallen ditë zie”, deklaroi Zaev.

“Intervenimet e të gjitha institucioneve ishin të shpejta, sonte për fat të keq jetën e kanë humbur 14 persona, 7 prej të cilëve në vendngjarje, 7 nëpër spitale ndërsa 37 janë hospitalizuar”, deklaroi Zoran Zaev.

zaev

Këto janë emrat e personave të hospitalizuar, 4 prej tyre në gjendje të rëndë, ndërsa shumica prej tyre tashmë janë në gjendje stabile.

Siç njoftoi drejtori i spitalit Hristijan Kostov, ai nuk deshti të zbulojë identitetin e viktimave pasiqë identifikimi i tyre dhe autopsia po vazhdojnë. Të afërmit thanë se nuk do të largoheshin deri sa të marrin informacionet edhe për udhëtarin e fundit nga autobusi që përfundoi në humnerë.

Emrat e 20 prej të plagosurve, teksa pritet konfirmimi për të plagosurit e tjerë:
Nikoll Karanfillovski
Mersem Neziri
Esat Emrulli
Jasmina Stojanova
Betim Ameti
Antonio Antonievski
Alajdin Shabani
Dushan Stefnovski
Lulzim Dalipi
Manuel Trifunovski
Muhamed Shishko
Verica Stojanovska
Serije Mustafi
Aliçe Uzeir
Goran Naumovski
Demira Ali
Seda Jusufi
Jeton Ismaili
Vjollca Ibraimi
Halit Useini
Miçi Fikiri
Jasin Sejfuli
Fikrije Stefan
Jovana Gramatikova
Abaz Kasmi Ferdi
Ilija Ristovski
Dilala Alili
Abdul Ismaili
Lujam Alili

Aksident
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vala e re e sulmeve, Vance, letër Teheranit për rifillimin e negociatave

22:57 / October 29, 2026

Veliaj në burgun e Fierit, avokati Ndreca: Nuk ka ujë në qeli, ministri Gogu duhet të reagojë

22:02 / October 29, 2026

Transferimi i Veliajt në burgun e Fierit, Xhafaj e Çuçi shkresë zyrtare Gogut, i kërkojnë sqarime për procedurën

21:25 / October 29, 2026

Rrëzohet helikopteri ushtarak italian në Bosnjë, raportohen viktima dhe të plagosur

21:09 / October 29, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.