Media mëson se Fatmir Xhafaj dhe Bledi Çuçi i janë drejtuar zyrtarisht me një shkresë Ministrit të Drejtësisë Toni Gogut duke kërkuar informacion për procedurën e ndjekur në lidhje me transferimin e Erion Veliajt nga Durrësi në burgun e Fierit.
Në shkresë kërkohet informacion për procedurat e ndjekura dhe nëse janë apo jo konform ligjeve.
Shkresa e dërguar nga Xhafaj dhe Çuçi është bërë në cilësinë e kryetarëve të dy komisioneve të Nismave Qytetare, Bashkëpunimin dhë Mbikëqyrjen Institucionale si dhe komisionit të Çështjeve të Brendshme dhe të Mbrojtjes.
