Sipas një skeme të botuar nga Tetova Sot, mendohet se autobusi i tragjedisë ku humbën jetën 14 vetë të ketë dalë në drejtim të kundërt, e më pas ka rënë në rrugën e vjetër në afërsi të fshatit Llaskarcë.

Nuk dihen ende shkaqet e tragjedisë, teksa prokuroria e shtetit fqinj vijon hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve duke kryer autopsinë e trupave, dhe kontrollin teknik të autobusit. Trupat e viktimave vijojnë të jenë në mjekësinë ligjore, e më pas do të identifikohen dhe do ju dorëzohen familjarëve.
