Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Ish-oficeri i policisë Krenar Ahmeti: Si shofer fitoj trefish më shumë, një mesazh shokut tim të klasës Ardi Veliu

19:49 / December 16, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Krenar Ahmeti1 905x395 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga drejtues i lartë në policinë e shtetit, Krenar Ahmeti tashmë është shofer kamioni. Ish-drejtori i Policisë Rrugore të Tiranë ka mbajtur edhe disa poste të tjera të rëndësishme, por gjesti që e bëri më të njohur dhe që ka mbetur në memorien e shqiptarëve është kur ka qenë drejtues i Grupit të Gatshëm të Policisë në vitin 2009, kur prangosi veten poshtë makinës me të cilën PS-ja po transportonte çadrën që do të ngrinte pranë Kryeministrisë.

Pamjet asokohe bënë xhiron e medieve. Por, Ahmeti, ish-drejtues me peshë dhe eksperiencë, i cili studimet i ka mbaruar në Turqisë së bashku me drejtorin aktual të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu sot punon shofer kamioni, pasi është liruar nga detyra.

Ahmeti ka sjellë në vëmendje dhunën e ushtruar ndaj  sekretari Organizativ të Partisë Demokratike, Sait Dollapi, të ushtruar një vit më parë në Tiranë gjatë protestave të opozitës një vit më parë. Ish oficeri është shprehur se detyra e policisë është të mbrojë qytetarët dhe një rast i tillë si në rastin e Dollapit u përsëri sërish, ku fatkeqësisht humbi jetën 25 vjeçari Klodian Rasha.

“Unë e kam pas shok shkolle drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Drejtori i policisë së shtetit ka të gjithë kompetencën dhe drejtimin operacional të policisë. Kur fut forcat në operacion dhe kur i nxjerr ka të gjithë përgjegjësinë  e plotë.

Ne kemi pasur nderin që të ishim gjenerata e parë që jemi shkolluar nga të cilët nga 10 veta, vetëm 2 janë në punë. Çështja është se ne vërtet formimin bazë e kemi marrë në Turqi, por gjithmonë e kam ndjerë që një punonjës policie duhet që të shkollohet në vendin kur do të veprojë. Unë kam qenë në Burrel, një ka qenë në Memaliaj. 10 oficerë që kishim mbaruar akademinë e policisë jashtë. Alkid Ndreu në Fierzë, unë në Burrel, Ardi në Memaliaj dhe ne u munduam që të justifikonim mundin e shteti.

Duke filluar nga unë shofer kamioni që tashmë fitoj trefishin e atyre që merrja si oficer. Unë po flas si një polic, unë jam akoma i tillë, dhe në veprimet që bëj. Kur djali ka dalë në protestë, i kam thënë mos i prek me dorë efektivët se unë do të jem dhe jam me policët”, ka thënë ai. 

Krenar Ahmeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit, ngarkesa nuk ishte e pajisur me dokumentacionin përkatës

18:20 / August 31, 2026

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

17:39 / August 31, 2026

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT, OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

16:55 / August 31, 2026

SHBA rrit prodhimin e raketave, Pentagoni nënshkruan marrëveshje 7-vjeçare me kompanitë e mbrojtjes

16:18 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.