Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Rakacolli ngre alarmin: Rritje e qëndrueshme e rasteve me Covid. Së shpejti do të prezantojmë strategjinë e vaksinimit

16:05 / December 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rakacolli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një takim online mes Kryeministrit Rama, Ministres Manastirliu, me Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shqipërisë dhe Komitetit Shkencor të Pandemisë të Turqisë.

Mira Rakacolli në cilësine e drejtueses së Komitetit Teknik të Ekspertëve, bëri një prezantim të situatës epidemiologjike në Shqipëri duke u shprehur se me kolegët turq janë shkëmbyer eksperiencat më të mira për menaxhimin e pandemisë, duke u ndalur më konkretisht tek strategjia e vaksinimit anti-covid e cila do të prezantohet shumë shpejt.

“Me kolegët nga Turqia kemi disktuar mbi situatën epidemiologjike në Shqipëri, politikat e testimit, gjurmimit dhe trajtimit të pacientëve, si dhe masat e marra në faza të ndryshme të pandemisë në të dy vendet. Kemi gjetur mjaft të përbashkëta mes dy vendeve, sidomos përsa i përket trajtimit të pacientëve. Strategjia e vaksinimit është një strategji që e kemi diskutuar dhe do ta prezantojmë shumë shpejt”, tha Rakacolli.

Duke bërë një prezantim të situatës epidemiologjike, Rakacolli tha se është vënë re një rritje e qëndrueshme e rasteve pozitive.

“Situata ka ndjekur atë tendencë të rritjes së rasteve si në shumë vende të tjera dhe është një rritje e qëndrueshme. Kohët e fundit ashtu si është referuar dhe në komunikimet e përditshme ka një ulje të të sëmurëve në spitale dhe një ulje të pozitivitetit, e cila ka ardhur si pasojë e masave me intensitet mesatar të vendosura para disa javësh. Po monitorojmë në vazhdimësi situatën epidemiologjike dhe në bazë të treguesve do të mbajmë qëndrimet në momentin e duhur”, tha Rakacolli.

Komiteti Shkencor i Pandemisë së Republikës së Turqisë i përbërë nga infeksionistë, epidemiologë, specialistë të shëndetit publik prej dy ditësh po zhvillojnë një vizite në Shqipëri për të shkëmbyer eksperiencat me Komitetin Teknik të Ekspertëve të Shqipërisë për menaxhimin e situatës së pandemisë së Covid19.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.