18-vjeçari Rifat Xheleshi pasi qëlloi pa dashje shokun, njoftoi banorët e fshatit për ndihmë, që ta transportonin Gentian Kosiqin drejt spitalit bashkiak të Peshkopisë. Por për shkak të terrenit të vështirë, largësisë së madhe e mjegullës ndihma mjekësore është vonuar dhe për rrjedhojë i riu ka humbur shumë gjak deri kur është dërguar në urgjencën e spitalit.
Gjithashtu bëhet me dije se dy të rinjtë ishin shokë dhe nuk ishte hera e parë që dilnin për gjah. Madje jo më larg se sot, ata kishin dalë në qendër të fshatit për t’u takuar rreth orës 11:00 dhe më pas ishin ngjitur bashkë në mal.
Autori është marrë në pyetje nga efektivët e Policisë Dibër dhe ai ka pohuar se në momentin kur ka qëlluar me çifte nuk e ka parë shokun e ngushtë pasi zona ishte “pushtuar” nga një mjergull e dendur.
Me 27 Nëntor të këtij viti një ngjarja e ngjajshme ndodhi në Fushë Bulqizë.