Shqipja pas daljes nga “Përputhen” ka paralajmëruar se shumë shpejt do të plasë bomba të tjera.
E ftuar në emisionin e Olsi Bylykut “Roped With Olsi”, Shqipja nuk preferoi të zbulonte një nga bombat e rradhës, por tregoi se produksioni i ka kërkuar të rikthehet.
“Ishte një lojë e lezetshme”, tha Shqipja duke shtuar se ajo nuk pranon të bëjë lojëra.
Pjesë nga intervista:
Shqipja: U përjashtova, por edhe u kërkova përsëri.
Olsi: Pse ke kërkuar të kthehesh?
Shqipja: Jo unë!
Olsi: Produksioni?!
Shqipja: Hë tani! Mos na i nxirr!
Olsi: Të ka ftuar sërish produksioni mesa shoh.
Shqipja: Ça kishe ti tani?
Olsi: Domethënë e ka ftuar produksioni, por Shqipja s’ka pranuar…
Shqipja: Ishte një lojë e lezetshme, por nuk pranoj lojëra unë.
