Parlamenti shqiptar ka nisur me një minutë heshtje për tragjedinë e ndodhur në Maqedoninë e Veriut. Në seancën e sotme, ku është i pranishëm dhe kreu i Parlamentit i shtetit fqinj, Talat Xhaferri pritet edhe ratifikimi i Protokollit të Anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO.
“Jemi pranë familjev të prekura nga tragjedia”, tha Rama në nisje të fjalës së tij ku tha se nga tragjedia ka dhe shqiptarë.
Kryeministri Rama tha se pa shqiptarët në Maqedoni nuk do të kishte Maqedoni të Veriut. “Pa shqiptarët nuk do të kishte Maqedoni të Veriut dhe për Shqipërinë integriteti territorial i Maqedonisë së Veriut bashkëjetesa e vërteë demokratike mes dy popujve tanë dhe gjuha shqipe në atë territor janë jo të pacënueshme po dhe jetike për të sotmen dhe të ardhmen e rajonit tonë dhe paqes e stabilitetit. Roli ynë në këtë proces historik ka qenë një rol mbështetës dhe jo udhëheqës. Nëse sot situata në Maqedoninë e Veriut është më e mirë se asnjëherë tjetër në aspektin e marrëdhënieve politike, i dedikohet në radhë të parë rolit konstruktiv dhe pa diskutim lidershipit vizionar e kurajoz të Zoran Zaev”, tha Rama.
Ai përfundoi fjalën e tij me shprehjen: “Më e mira është ende përpara nesh”
