Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Teknologji

Joe Biden jep alarmin, paralajmëron goditje të forta: E zbuluam kohët e fundit! Sapo të marrë detyrën muajin tjetër do të kundërpëgjigjemi

21:15 / December 17, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
GettyImages 1129681333 Joe Biden 2016 1568225193 e1568225330449 750x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Zgjedhur i SHBA Joe Biden tha të enjten se një sulm kibernetik në shkallë të gjerë kundër qeverisë amerikane i zbuluar kohët e fundit është një çështje që përbën “shqetësim të madh” dhe u zotua se do të ndërmarrë veprime të shpejta si kundërpërgjigje sapo të marrë detyrën muajin tjetër.

Zoti Biden, i cili do të inaugurohet si president më 20 janar, tha se ekipi i tij do ta bëjë këtë çështje një përparësi kryesore dhe do t’u imponojë “kosto të mëdha” palëve përgjegjëse për sulme të tilla kibernetike.

“Kundërshtarët tanë duhet ta dinë që, si President, unë nuk do të qëndroj duarkryq përpara sulmeve kibernetike ndaj vendit tonë,” tha ai në një deklaratë.

Qeveria amerikane konfirmoi të mërkurën se një fushatë e fundit hakerimi preku rrjetet e saj dhe tha se sulmi ishte “i madh dhe në vazhdim”.

Hakerat, të cilët besohet se punojnë për Rusinë kanë monitoruar trafikun e brendshëm të emaileve në departamentet e Thesarit dhe Tregtisë, njoftoi agjencia e lajmeve Reuters në fillim të kësaj jave, duke cituar disa persona që thanë se druheshin se ajo çka ishte zbuluar deri më tani, mund të ishte vetëm maja e ajsbergut.

“Kjo është një situatë në zhvillim dhe ndërsa vazhdojmë të punojmë për të kuptuar shkallën e plotë të kësaj fushate, ne e dimë që ai ka prekur rrjetet brenda qeverisë federale”, thuhej në një deklaratë të përbashkët të lëshuar nga FBI-ja, Agjencia e Sigurisë Kibernetike, Agjencia e Sigurisë së Infrastrukturës (CISA) dhe Zyra e Drejtorit të Zbulimit Kombëtar (ODNI).

Kompania teknologjike SolarWinds, nga nisi sulmi, tha se rreth 18,000 klientë të saj kishin shkarkuar një program të kompromentuar që u mundësoi hakerave të futeshin në sistemet e tyre pa rënë në sy për gati nëntë muaj.

“Gjatë ditëve të kaluara, FBI-ja, CISA dhe ODNI-ja janë në dijeni të një fushate të madhe e të vazhdueshme ndaj sigurisë kibernetike”, thuhej në deklaratën e përbashkët.

“FBI-ja po heton e po mbledh informacione në mënyrë që të identifikojë, ndjekë e shkatërrojë aktorët përgjegjës për këtë kërcënim”, vazhdonte më tej deklarata. FBI, CISA dhe ODNI kanë formuar një grup të përbashkët mbi sulmet kibernetike, për të koordinuar përgjigjen e qeverisë amerikane.

Këshilltari i Shtëpisë së Bardhë mbi Sigurinë Kombëtare Robert O’Brien ndërpreu një udhëtim në Evropë të martën për të trajtuar çështjen e sulmit.

alarmin biden goditje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026

Dështon projekti franko-gjerman për ndërtimin e super-avionit?

08:51 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.