Paraditen e sotme ushtruesja e detyrës së Presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Krahas takimit ata vunë në dukje një detaj, dhuratën që znj. Osmani i bëri kreut të PD-së.
‘Ndër dhuratat që shkëmbyem ne ti sjellim ishin dhe kristalet nga Mitrovica si simbol i trefishtë, i pasurive natyrore që Kosova ka, si simbol që Rugova gjithmonë ua dhuronte miqve, si dhe simbolizon hartën e Kosovës.’
Sot është dita e fundit e Presidentes Vjosa Osmani në Shqipëri.
