Seanca parlamentare është përfshirë nga tensionet, ku demokrati Edi Paloka i ka hedhur kryeministrit Edi Rama bojë në fytyrë, pasi ky i fundit i kërkoi ndjesë kryeparlamentarit maqedonas Talat Xhaferri për fjalimin e kryetarit të opozitës, Lulzim Basha.
“Ju kërkoj ndjesë për këtë shkelje të kodit të mikpritjes. Dua tu siguroj që fëmiu që sapo foli jo vetëm që nuk i mendon ato që thotë po thjesht nuk di se çfarë thotë. Dhe njëherë ju kërkoj ndjesë”, tha Rama.

Por kjo solli acarim të opozitës, e teksa ishte duke folur Petrit Vasili, Paloka i hodhi bojë kryeministrit Rama. Kryeparlamentari Ruçi ka kërkuar që demokrati të dalë jashtë, por ai nuk ka dashur, duke sjellë kështu dhe dështimin e seancës.
Më herët, në fjalën e tij Lulzim Basha ftoi qytetarët në protestën e të shtunës.

