Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Lëvizja Vetëvendosje paralajmëron zhvillime të reja në Tiranë

21:25 / December 18, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PROTESTE 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Lëvizja Vetëvendosje ka qenë mjaft e ashpër me qeverinë pas vrasjes së të riut Klodian Rasha nga policia. Përveçse ka mbështetur protestat e të rinjve dhe të miturve ka kërkuar arrestimin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu. Arbër Zaimi nga Lëvizja Vetëvendosje tha se protestat nuk janë shuar, ndërsa ngriti dyshime pse kryeministri Edi Rama e mbrojti Ardi Veliun.

“Nuk mendoj se janë shuar protestat, ka një mllef tek qytetarët. Arsyet janë të shumta, varfëria, problemet me punësimin, arsimin, shëndetësinë. Mendoj se mund të ketë ende në vijim protesta të tilla, që ne mendojmë se janë të paorganizuara. Çdo protesues është opozitar në vetvete. Opozita nuk është monopol i një partie. Kjo është e shëndetshme sepse po të mos ketë opozitë të tillë, do të kemi një pushtet gjithmonë e më shtypës. Çështjen e përgjegjësisë në sensin penal duhet ta vërtetojmë në gjykatë. Ne mendojmë se ka një përgjegjësi direkte. Në mënyrë që të ketë hetim të drejtë, edhe kryepolici duhet të ikë sepse është në zinxhirin komandues. Po ashtu kemi parë një polici agressive, që po tregon muskujt ndaj protestuesve të qetë. Pse qenka më e lehtë të dorëzosh ministrin sesa Drejtorin e Policisë? E dimë perceptimin për kriminalitetin dhe pastrimin e parave në Shqipëri. Të gjitha këto gjëra nuk mendoj se mund të ndodhin pa dijeninë e strukturave të larta të rendit. Drejtori del më i rëndësishëm sesa ministri që hiqet pa problem. Kjo lë të ngrihen dyshime”, tha ai për Vizion Plus.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kapen 80 litra insekticide në Portin e Durrësit, ngarkesa nuk ishte e pajisur me dokumentacionin përkatës

18:20 / August 31, 2026

Veliaj i hoqi kompetencat, Anuela Ristani njofton largimin pas 11 vitesh nga Bashkia e Tiranës

17:39 / August 31, 2026

BE shtrëngon rregullat për ChatGPT, OpenAI, Roblox dhe Reddit përfshihen në regjimin më të rreptë të DSA-së

16:55 / August 31, 2026

SHBA rrit prodhimin e raketave, Pentagoni nënshkruan marrëveshje 7-vjeçare me kompanitë e mbrojtjes

16:18 / August 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.