Prefekti i Qarkut Lezhë Gjok Jaku u shpreh sonte se është i lumtur që përfunduan punimet rehabilituese në kishën 700 vjeçare të Shën Barbulles, në Pllanë. Ai falenderon të gjitha kontribuesit për rikthimin në identitet të këtij objekti shumëshekullore.
Postimi i Jakut:
Vendosja e memorialit për shkollën e parë shqipe, përmbyll punimet reabilituese në kishen 700 vjeçare të Shen Barbulles( S. Barbara) në Pllanë.
# i lumtur pafund për gjithçka u realizua
#krenar për jetësimin e kësaj trashëgimie të çmuar…
Miqtë e mi, bashkëqytetarë!
Prej rreth 4 muajsh filloj puna reabilituese në një prej objekteve të rralla për nga madhësia e stili ndërtimit, mosha e saj afro 700 vjeçare për të cilën kanë shkruar studjues e autoritete shkencore. Ajo që e bën të shenjtë këtë objekt është fakti se nën kujdesin e kësaj kishe, është themeluar dhe shkolla e parë shqipe në vitin 1638 nga etërit katolik në të cilën flitej e shkruhej shqip.,gjë që është e dokumentuar!
Kjo kohë pandemie nuk na mundëson organizimin e një ceremonie me pjesëmarrjen që meriton.
Në këtë status dua të falenderoj me zemer të gjithë sa kontribuan që kisha shekullore dhe ambienti rreth saj të marrë pamjen e sotme.
Vendasit e dinë mirë se si ka qënë, se si është punuar e kuruar, shkoni e shiheni!
Nuk e shoh me vend të them sa ka kushtuar nderhyrja aty, sejcili prej nesh kishte vetëm një merak, kisha të ruhej në identitetin e saj e gjithçka aty të duket se është punuar me kujdes e shumë dashuri!
Mirënjohja ime shkon për iniciatorin e përkushtuar Dom-Nike Ukgjini, i pakursyer në çdo aspekt, mbrojtës i flaktë i kulturës sonë kombëtare.
Miku im dashur Gjergj Liqejza, donatori kryesor për realizimin e këtij projekti.
Miku im i zemres dr.Uke Berisha, nga Klina e Kosovës.
Kryetari i bashkisë Lezhë, Pjerin Ndreu, që vuri në dispozicion të gjitha kapacitetet njerëzore e materiale.,dr.e sherbimeve të kësaj bashkie, ing.e palodhur e punëtoret e kujdesshëm.
Një grup emigrantësh të cilët u bënë pjesë e një kontributi real.
Të gjithë skeptikët, ndonjëri që akuzoj, “hodhi gurin e fshehu dorën”, duhet të ndjehet në turp, asgjë më shumë për ta sesa t’ju them: shkoni e shiheni, të paktën ruajeni nga sot e në vazhdim!
Nga sot kemi të drejtë të krenohemi me këtë vlerë tonën, tani është gjithçka për mrekulli!