Opozita e akuzoi për bullizëm, dhe fyerje ndaj saj, por kryeministri Edi Rama nuk ndalet. Duke postuar sërish në profilin e tij në Facebook ndjesën për kryeparlamentarin maqedonas Talat Xhaferri ironizon sërish opozitën.
“Dy gjëra janë të pafundme, universi dhe budallallëku i njeriut”, shkruante Albert Ainshtajni, përpara se sa opozita në Shqipëri të merrte formën e një Budallallëku Universal, që vizion ka Vezën e Lulit, ide ka Çizmen e Doktorreshës dhe program ka Bojën e Palothës”, shkruan Rama.
Ndërsa në Instagram Rama ka postuar shiringën që u përdor nga Paloka, ku sërish ironizon: “Penda e mendimtarit E. Th. Palotha, pas një derdhjeje të fuqishme mendimesh mbi rolin e opozitës në zhvillimin e vendit”.
