Detaje të reja shokuese zbardhen nga gjetja e trupit të pajetë të një 49-vjeçareje mëngjesin e sotëm pranë liqenit të Sharrës.
Viktima u identifikua si Lirie Xhepa, 49 vjeçe, nënë e katër djemve. Ajo është qëlluar me pistoletë dhe ka gjetur vdekjen si pasojë e plagëve të mara. Mësohet se Liria ishte banore e zonës, dhe dy djem i kishte në emigrim, një në burg, ndërsa jetonte me më të voglin.
Kanë qenë familjarët e saj që kanë bërë të mundur identifikimin e trupit në morg. Por ndërkaq, burime jo të konfirmuara shprehen se dyshohet se autor i vrasjes të jetë kunati i saj, Dashamir Xhepa, i cili është shpallur në kërkim nga policia.
Viktima merrej me blegtori, dhe së fundmi kishte nisur punë pranë një fabrike këpucësh. Policia po vazhdon punimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë
