Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Si do të garojë opozita në 25 prill? Fatmir Mediu tregon strategjinë

13:37 / December 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Mediu2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Brenda pak ditësh, thuhet se Partia Demokratike, dhe aleatët e saj do të përmbyllin marrëveshjen për zgjedhjet e 25 prillit e bashkë me të edhe menyrën se si do të dalin në zgjedhje

Fatmir Mediu tha se çdo vonesë do të shkonte në dëm të qytetarëve dhe vetë opozitës.

Ende nuk ka një formulë të dakordësuar, por kjo dilemë pritet të zgjdhet brenda pak ditëve.

Mediu shprehet optimist duke thënë se kontrata do jetë morale me qytetarët dhe se interesat e shqiptarëve janë të parat.

“Ka diskutime nga më të ndryshmet dhe padyshim që duhet të vijmë në një pikë vendimmarrje sa më shpejt sepse koha kalon dhe është në dëm të interesave të Shqipërisë dhe në dëm të interesave të opozitës”, tha Mediu.

Dy janë formulat që opozita po diskuton, një koalicion me listë të përbashkët kandidatësh të udhëhequr nga Partia Demokratike ose dalja më dy koalicione, ku koalicioni i dytë udhëhiqet nga Lëvizja Socialiste për Integrim.

Por përtej kësaj, kryerepublikani Fatmir Mediu, thotë se me rëndësi është që koalicioni opozitar të shpalosë një platformë të qartë për nesër në qeveri.

“Koalicioni opozitar duhet të identifikohet dhe definohet bazuar në disa elementë. E para duhet të ketë një rpogram të përbashkët politik që është një kontratë sociale-morale me qytetarët në mënyrë që politika të jetë e ndjeshme dhe e pranueshme nga qytetarët sepse ata do të votojnë. Së dyti, raporti qeverisës që krijon me qytetarët, ai parlamentar por edhe ekzekutiv, duke përfshirë një grup njerëzish profesionbstë brenda dhe jashtë Shqipërisë për ta pasur angazhimin shqiptar kudo në raport me opozitën dhe tejkalon interesat e drejtuesve politikë të opozitës. Dhe e treta padyshim është mënyra e daljes elektorale për të optimizuar votat”, tha Mediu. 

Mediu thotë se Partia Socialiste ashtu siç bëri në vitin 2017, po aktivizon mekanizma të manipulimit të zgjedhjeve.

“Kemi një praktikë të hershme zgjedhore të manipulimit përmes blerjes, intimidimit të votuesve, infiltrimit të grupeve kriminale në procesin elektoral që PS ka filluar dhe e bën këtë në çdo Qendër Votimi. PS ka ngritur një skemë të identifikimit të çdo votuesi edhe në mënyrë të kundërligjshme që përcakton raportet e tij politike, ekonomike, fisnore”, tha Mediu. 

Kreu i republikanëve, Fatmir Mediu, thotë se pa humbur kohë duhet të evidentohen kandidatët për deputet në mënyrë që  organizmi dhe analiza  për 25 prillin të shtrihet në çdo qendër votimi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ligji i ri “Për strehimin social”, Ibrahimaj: Mbështetje për studentët dhe familjet e reja

13:15 / November 12, 2026

U dekretua sot në krye të SHISH, kush është drejtoresha e re që pason Vlora Hysenin, sfidat e saj në bashkëpunim me SPAK

13:09 / November 12, 2026

U prit me protestë në Dublin, Rama: Kjo është demokracia, por ndihem shumë i mirëpritur në Irlandë

13:06 / November 12, 2026

“Samiti i NATO do mbahet në Shqipëri”, Rama: Ndoshta jo në 2027, por do të mbahet në Tiranë

12:59 / November 12, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.