Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

BISEDAT/ Moda në Elbasan: 15 mijë djem sigurojnë deri në 1 milionë lekë në muaj në internet duke u shtirur si… vajza, dërgojnë foto nudo dhe nisin ‘chat-e’ hot

20:35 / December 20, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
briii
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Mungesa e papunësisë i ka detyruar djemtë e Elbasanit të vetëpunësohen nëpërmjet rrjeteve sociale.

Si funksionon?

DJALI X: Shqip mund të quhet mashtrim. Që do të thotë, krijo një profil të një vajze dhe përdor imazhin e saj, foto, video e cila mund të jetë dhe modele. Më pas çunat që janë me profile vajzash shpërndajnë profilet e njëri-tjetrit, nga aty meshkuj nga e gjithë bota të çojnë ftesa. Qëllimi kryesor që ti paguhesh  është se personi që ty të shkruan, duhet ta bindesh të plotësojë të dhënat e tij tek linku i kompanisë që dërgon. Nëse personi arrin ta bëjë këtë pjesë atëherë kompania ty të jep nga 1-14 dollarë kjo varet se nga cili shtet është “bindësi”.

GAZETARJA: Ndërkohë ti ke hapur një llogari bankare?

DJALI X: Po duhet me patjetër.

GAZETARJA: Sa djem merRen me këtë punë?

DJALI X: Nga komunikimi që kam pas me menaxheren e kompanisë  më ka thënë që në Shqipërinë e mesme rreth 15 mijë persona janë të punësuar.

GAZETARJA: Sa të ardhura siguron ti në muaj?

DJALI X: Minimalja është 30 dollarë dita, deri në 100 dollarë në ditë.

GAZETARJA: Ti djalit i dërgon foto intime të një vajze. Po ai të dërgon foto të tilla?

DJALI X: Sigurisht që po. Faktikisht kjo është pak e bezdisshme, por na është kthyer si rutinë. Kur sheh që llogaria jote mbushet nuk të bën më përshtypje.

GAZETARJA: Çfarë bisede bëni ju më këto persona?

DJALI X: Siç nis njohja mes djalit dhe vajzës. Djali qëllimin e ka t’i shkruaj një femër, por duke përdor mendjen e një çuni ti arrin ta çosh atë më kollaj tek kompania. Ne zakonisht punojmë me mesazhe automatike. Biseda bëhet në gjuhën angleze pasi e njeh e gjithë bota.

GAZETARJA: Më the që mesazhet janë automatike  i ke përgatitur para. Kaq të parashikueshëm janë djemtë?

DJALI X: Djemtë nuk janë të parashikueshëm, por kur flasin me një femër gjysmë nudo po.

GAZETARJA: Përfundimisht djemtë e Elbasanit janë më të kërkuarit

DJALI X: Nuk janë djemtë e Elbasanit më të kërkuarit nga djemtë e Evropës, ata e dinë që flasin me vajza. Tani ju gjykojeni si të doni. Është formë jeTese!

GAZETARJA: A bën një punë të dytë?

DJALI X: Pse të bëj unë një punë të dytë kur fitoj 1 mln lekë të muaj. Kaq më mjaftojnë, pse të lodhëm. / Top Channel

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.