Psikologia Lenida Halilaj ka komentuar ngjarjen e rëndë të ditës së djeshme ku djali 7-vjeç vrau aksidentalisht me armë, të atin që punonte si efektiv i forcave “Shqiponja”.
Psikologia tha në emisionin “Shqipëria live” se djali nuk duhet të marrë ndihmë psikologjike i vetëm, por edhe familja e tij.
Sipas psikologes, është një ngjarje që do ta ndjekë shumë gjatë të miturin dhe është i domosdoshëm fillimi i seancave terapeutike.
“Por nëse familja nuk merr ndihmë do të ndikojë te djali, padashje mund t’ia kujtojnë vazhdimisht, dhe ai të ndihet fajtor e si rrjedhojë të ketë probleme në shoqëri”
Po ashtu, u tha se largimi i familjes jashtë shtetit do të ishte një zgjidhje e mirë për të ardhmen e djalit.
Dje, reth orës 13:25, në rrugën “Shyqyri Brari”, pranë Kopështit Zoologjik, u plagos punonjesi i policisë së FNSh-së, shtetasi R. B, dhe më vonë ndërroi jetë.
