Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Si e refuzoi Saimiri “The Bachelor” në Gjermani dhe sot është “Princi modern” në Shqipëri

17:45 / December 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Saimiri 1 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Saimir Kasemi, “Princi modern” i “Love Story” është në qendër të vëmendjes çdo të hënë. I gjendur mes disa vajzave, Saimiri duhet të zgjedhë deri në fund të spektaklit dashurinë e tij të jetës. Për vajzat e dimë se si janë bërë pjesë e spaktaklit, por po Saimiri si u zgjodh?

Duket se Saimri e ka pasur të shkruar në yje që të bëhej pjesë e një reality shoë të tillë, sepse vite më parë atij i është propozuar që të bëhet pjesë e spektaklit “The Bachelor”(Beqari) në Gjermani, mirëpo ai e ka refuzuar. Autorja e “Love Story”, Ilda Lumani ka zbuluar se “princi modern” nuk kishte pranuar që të bëhej pjesë e “The Bachelor” në shtetin në të cilin jeton, sepse asokohe ishte në një marrëdhënie.

“Gjysma e rrugës për Saimirin ishte e bërë. Ai kishte pasur një propozim për të njëjtin program, The Bachelor. I kishin propozuar, por ngaqë kishte një angazhim në atë moment, kishte refuzuar. Kur e kam propozuar me Verën dhe Alketën ka qenë shumë interesante, sepse kur e pyeti Vera si ndodhi që erdhe? ‘Unë rrëshkita tani’, tha dhe ndonjëherë marrim një vendim të madh për 1 sekondë”, ka treguar autorja e programit për “Jo vetëm modë”.

Ajo ka shtuar se Saimiri ishte personazhi perfekt për “Love Story”, sepse ai plotësonte të gjitha kriteret për të marrë pëlqimin e vajzave, ndaj u vendos që të ishte personazhi kryesor i spektaklit të dashurisë.

“Kur Vera dhe Alketa më thanë për projektin isha e bindur, sikurse dhe ato, që gjithë çelësi i këtij programi ishte personazhi kryesor. Duhet të plotësonte të gjitha kriteret që të merrte pëlqimin e njerëzve, pëlqimin e vajzave që nuk është e lehtë. Sapo ma propozuan këtë projekt fillova të mendoj disa nga djemtë e spikatur në qytet që mund të ishin të përshtatshëm në program. Dikush kishte hyrë në një marrëdhënie, dikush ishte martuar, se gjërat evoluojnë. [M’u kujtua] Një miku ynë i përbashkët, i imi dhe i Saimirit, thashë duhet ta takoj se ai duhet të më ndihmojë. Duke diskutuar mes disa djemsh të tjerë, Saimiri sapo ra emri i tij, ishte kështu surprizë. Ishte njeriu i duhur. I plotësonte të gjitha kriteret për të qenë ai”, ka treguar Lumani.

Deri më tani Saimri nuk ka shfaqur ndjenjë dashurie për ndonjë nga vajzat, ndërkohë që puthjen e parë ja rrëmbeu njërës prej motrave binjake, Silvanës. Sot do të mbahet puntata e radhës dhe pritet të shohim se cilën nga vajzat ka menduar princi të eliminojë këtë të hënë.

“Princi modern The Bachelor tirananews
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Babai nuk më flet”, konkurrentja në “Për’puthen” zbulon që ka një djalë 14-vjeçar

22:00 / October 12, 2026

Fitoi betejën me sëmundjen e rëndë, Antigona Ramosaj flet për herë të parë në “Live me Luizin”: Falënderoj Albërien që më qëndroi pranë

22:17 / October 9, 2026

Ministri i Kulturës, Gonxhja: Se shpejti nisim punimet për restaurimin e shtëpisë së Faik Konicës

21:19 / October 9, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.