Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Varianti i ri COVID 70% më shumë infektues? Përgjigjet Eugena Tomini: Ja çfarë do të ndodhë pas 5 janarit

20:15 / December 21, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
tomimi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Komiteti i Ekspertëve udhëzoi një masë shtrënguese, e cila kufizon orarin e lëvizjes së qytetarëve nga ora 20:30 deri në 06:00, të paktën deri në datën 4 janar. Perse u mor parasysh kjo periudhë për të vendosur një masë të re? Përgjigje kësaj pyetjeje i dha drejtoresha e Epidemiologjisë pranë Institutit të Shëndetit Publik, Eugena Tomini.

“Një ndër elementët e vlerësuar sa i përket uljes së transmetimit të virusit është distancimi fizik dhe festat nuk ta mundësojnë këtë. Do të kishim grumbullime në bare apo restorante dhe ky është një nga elementët që mund të ndikojë. Situata po vlerësohet në mënyrë dinamike dhe këto masa të marra nuk janë fikse. Nga data 5 janar ne do të rikthehemi me orën policore, nga ora 22:00 deri në 06:00. Ndërkohë, mësimdhënia për shkollat do të fillojnë sipas orientimit të Ministrisë së Arsimit për datën 11 janar”.

Më tej, Tomini foli edhe për mutacionin e ri që ka pësuar Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, atje ku rastet janë rritur ndjeshëm.

“Në javët e fundit në Mbretërinë e Bashkuar ka pasur një rritje të shpejtë të rasteve me Covid-19. Duhet të përdorim të njëjtat masa mbrojtëse, pasi flasim për të njëjtin grup virusesh që transmetohen nëpërmjet spërklave. Është shumë e rëndësishme të dimë nivelin e transmetueshmërisë. Të dimë sa agresiv është virusi, ndërkohë të dimë nëse riinfektohen personat që e kanë kaluar. Është një virus që po studiohet në mënyrë intensive dhe të rejat e fundit sërish që do t’i marrim nga raportimet e OBSH. Jemi herët për të gjykuar mbi efektin e vaksinës kundrejt këtij mutacioni”, u shpreh Tomini për A2.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.