Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Vdiq teksa transportonte një ton kanabis në Spanjë, Artan Hoxha: Majori Sokol Feka u vra, ishte hera e tetë që e bënte atë “rrugë”

22:06 / December 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sokol feka11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazetari Artan Hoxha ka deklaruar se majori dhe piloti Sokol Feka është qëlluar dhe është vrarë në Spanjë dhe nuk vdiq aksidentalisht. I ftuar në “Çim Peka Live”, Hoxha tha se hetimi në atë kohë nisi por u ndërpre si çdo gjë në Shqipëri dhe nuk nxorri asgjë në dritë.

Gazetari shtoi se ngjarja që u raportua si aksident në vitin 2015 nga ministrja e asaj kohe, Mimi Kodheli, ishte në fakt vrasje. Hoxha theksoi se madje Guardia Civile në Spanjë, deklaronte në atë kohë se ishte hera e tetë që dëshironin ta kapnin Fekën, por ishte shumë i zoti.

“Ne kemi specialistë për këtë punë. Ne jemi problematike sepse po eksportojmë tashmë edhe fuqi punëtore. Edhe në Angli që e bëjnë me llampa. Grupet shqiptarë janë ekspertë në trafikun e kokainës në Spanjë. Kemi vrasje në Spanjë, në Brazil, se atje po merremi me kokainën. Edhe në Belgjikë, aty janë portet ku zbarkon kokaina.  Kjo e Spanjë ka filluar pas vitit 2014, ata që nuk gjetën dot marrëveshje, shkuan emigrant. Ai atje atë punë do të bëjë, e dini sa skafistë nga Vlora kanë shkuar në Alicante? Në atë zonë që as vetë policia nuk të rekomandon që të shkosh atje. Në vitin 2015, me 1 ton kanabis nga Maroku në Malaga të Spanjës. zyrtarisht ai duhet të ishte në Londër për tu trajnuar. Edhe trafikantët i kishin blerë pikërisht helikopterin që donte ai. E di si shkoi kjo histori? U tha se nisi hetimi, u ndalua një major, etj…dhe më pas gjithçka u mbyll. Ai po trafikonte drgoë kur duhet të ishte duke u trajnuar. Guardia Civile e Spanjës thoshte që ishte hera e tetë që e bënte atë gjë dhe nuk e kapnin dot, ishte i aftë, fluturonte ulët dhe nuk e kapnin radarët. Aty kishte kanabis dhe çokollatë marokene. Thanë që ishte aksident, por ai u qëllua atje. Ishte pilot shumë i zoti. Fakt është që ai u qëllua atje,”- tha Hoxha.

Ngjarja e rëndë ndodhi në janar të vitit 2015. Sokol Feka humbi jetën teksa helikopteri që ai drejtonte nga Maroku në Spanjë u rrëzua, ngjarje që në atë kohë u raportua si aksident.

Mimi Kodheli para deputeteve duke iu referuar majorit të ndjerë Sokol Feka deklaroi si ai mashtroi sistemin duke kërkuar lejen e zakonshme dhe u largua nga vendi pa marrë leje nga autoritetet për daljen jashtë vendit. Major Feka ishte pjesë e Forcave të Armatosura prej 18 vitesh dhe mbante gradën major që nga viti 2009.

Kanabis major sokol feka
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Polici i plagosur mbërrin te Trauma/ Mjekja: Lëndim i rëndë në pjesën e qafës dhe kokës

11:55 / June 4, 2026

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

Vritet efektivi në krye të detyrës/ Skënder Hita: Policia e Shtetit humbi shërbëtorin e saj, në shërbim të qytetarëve

11:22 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.