Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Balla: Rama nuk jep dorëheqjen, ligji për tubimet do të miratohet me akt normativ

12:57 / October 26, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1793014203 balla
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka deklaruar se ligji për tubimet do të miratohet përmes një akti normativ, i cili do të hyjë në fuqi menjëherë pas miratimit nga Qeveria.

Në një prononcim për mediat pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të PS-së, nga Kryesia e Kuvendit, Balla u shpreh se Qeveria është e gatshme për dialog, por përjashtoi nga kjo mundësi Sali Berishën dhe Partinë Demokratike, të cilët i akuzoi për dhunë.

Ai pretendoi se militantë të PD-së kanë dëmtuar pllakatat përkujtimore të katër dëshmorëve të 21 Janarit gjatë protestës së zhvilluar një ditë më parë.

Duke komentuar kërkesat e opozitës për largimin e kryeministrit Edi Rama, Balla deklaroi se nuk do të ketë dorëheqje të kreut të Qeverisë, duke theksuar se mandati i tij buron nga zgjedhjet e 11 majit 2025 dhe mbështetja e Partisë Socialiste.

“Edi Rama është zgjedhur në 11 maj 2025 kryeministër i Shqipërisë dhe ka gjithë mbështetjen e Grupit të PS dhe 862 mijë votuesve që kanë votuar PS që të vazhdojë këtë mandat dhe dorëheqje nuk ka”, u shpreh Balla.

Sa i përket ligjit për tubimet, ai shpjegoi se akti normativ do të miratohet fillimisht nga Qeveria dhe më pas do t’i përcillet Kuvendit, i cili do të ketë 45 ditë kohë për ta miratuar. Balla theksoi gjithashtu se, sipas nenit 83 të Kushtetutës, kodet nuk mund të kalojnë përmes procedurës së përshpejtuar.

Gjatë deklaratës, kreu i Grupit Parlamentar të PS-së u ndal edhe te protestat, duke deklaruar se dëmet e shkaktuara gjatë akteve të dhunshme duhet të paguhen nga personat përgjegjës. Ai kërkoi gjithashtu që masat kundër dhunës të shtrihen edhe në stadiume.

Balla komentoi edhe incidentin ku një 28-vjeçar mbeti i dëmtuar në sy, duke bërë të ditur se po hetohet zinxhiri komandues i Policisë së Shtetit dhe personat e përfshirë në ngjarje.

Në fund, ai u bëri thirrje studentëve në Shqipëri të marrin shembull nga studentët në Serbi, duke theksuar se ndryshimi i pushtetit duhet të vijë përmes votës dhe pjesëmarrjes në zgjedhje.

akt normativ balla doreheqje ligji per tubimet Rama
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Spiropali për zhvillimet në Serbi: Shpresojmë në një kapitull të ri për demokracinë dhe bashkëpunimin në rajon

12:19 / October 26, 2026

Zbardhen detajet nga mbledhja e Ramës me socialistët

11:53 / October 26, 2026

Subvencionimi i qirasë mujore nga shteti, zv. ministri Musabelliu/ Si do funksionojë skema dhe kush përfiton

11:06 / October 26, 2026

Çfarë qëndrimi ka Lista Studentore ndaj Kosovës?

10:58 / October 26, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.