Një ditë më parë emisioni investigativ “Fiks Fare” publikoi ngjarjes në Gjergjovinë të Gramshit ku ambientet e shkollës përdoreshin për ceremoni dasme dhe mortore, policia bën të ditur se ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për drejtoreshën.
Sipas policisë ajo akuzohet për “shpërdorim detyre”. “Proçedimi ndaj saj filloi pas pamjeve filmike të transmetuara në emisionin investigativ “Fiks Fare”, ku kjo shtetase në kundërshtim me rregullat ka lejuar që në ambjentet e brendshme të kësaj shkolle, banorët të këtij fshati të organizojnë cermonitë e dasmave dhe ato mortore”, thotë policia.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprime të mëtejshme.
