Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Pandemia frenon turistët dhe shton krizën, rriten çmimet e apartamenteve në periferi dhe “shterojnë” hotelet!

23:58 / December 21, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
durres111
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Pas tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit, i cili la pas traumën, dëmin ekonomik dhe jo vetëm, pandemia gjunjëzoi përfundimisht qytetin 3 mijë vjeçar të Durrësit, duke dëmtuar rëndë të gjitha asetet ekonomike të tij!

Vetëm gjatë kpohëve të fundit, gjashtë hotele të reja të përuruara në qendër të Durrësit, janë drejt mbylljes pasi tërmeti e më pas pandemia ka “shteruar” turistët, një burim të rëndësishëm ekonomik për qytetin.

Edhe me praninë “ogurzezë” të pandemisë, tashmë bashkërendimi i veprimtarive kulturore, guidave arkeologjike dhe biznesit turistik në qytetin bregdetar thuajse nuk ekziston.

Sipas edhe Autoritetit Portual, turistët që mbërrijnë me jahte dhe kroçera në portin e qytetit, në shumicën e rasteve flenë në anijet e tyre ku udhëtojnë!

Kjo është një këmbanë alarmi për ekonominë e brishtë të qytetit.

Mirëpo ky efekt i hidhur fillimisht nga tërmeti e më pas nga pandemia, nuk ka lënë pa prekur edhe kryeqendrën, Tiranën.

Çmimet e apartamenteve në periferinë e Tiranës janë shtrenjtuar sërish muajt e fundit, teksa tendenca e re pas pandemisë është largimi nga rrëmuja e qytetit.

Kërkesa e lartë nga pandemia dhe frika nga tërmeti rriti çmimet e banesave me rreth 20% krahasuar me vjet.

Në vende të tjera të kryeqytetit, çmimet nuk kanë ndryshuar, por ndërtuesit paralajmërojnë rritje të çmimeve në banesat e reja, për shkak të taksave.

Oferta për apartamente në treg pritet të mbingopet, por formalizimi i parave ilegale, nëpërmjet disa skemave që po zbatohen në kryeqytet, e bën të pamundur uljen e çmimeve.

Shumë kompani ndërtuese kanë deklaruar se përshembull në zonën në periferi të Tiranës, pas pjesës së digës së liqenit e deri në Sauk, çmimi do të rritet.

Maksimumi i çmimit të shitjes më parë në këtë zonë ka qenë 850 euro për metër katror.

Pse janë rritur çmimet në periferi?

Duke qenë se tërmeti i 26 nëntorit dhe pandemia e goditën më së shumti zonën e Durrësit, Shijakut, Kurbinit, Fushë-Krujës, Vorës e Tiranës, në zonën e Tiranës zonat periferike rezidenciale me pallate të ulëta dhe me pak ndotje ajri janë më të lakmuarat nga qytetarët, pasi janë edhe larg zhurmës.

Kërkesa për këto zona është e lartë, gjë që ka sjellë që edhe rritjen ne çmimeve që krahasuar me vjet, të jenë rreth 20% më shtrenjtë.

Ndërkohë 1/3 e çmimit të shitjes së apartamenteve e zënë edhe kostot e ndërtimit, si: taksat e lejes të ndërtimit, siguracioni për tërmetin apo taksa e strehimit social.

Të gjithë këta faktorë janë reflektuar edhe te çmimi i shitjes. Me gjithë fenomenin e rritjes së çmimeve, e habitshme është fakti që apartamentet vazhdojnë të shiten në këto zona, sepse janë ndërtime të reja, me cilësi të mirë dhe të mirëorganizuara.

Çmimet e ekzagjeruara në qendër

Ndryshe nga periferia, çmimet e larta të apartamenteve në qendër konsiderohen shumë të ekzagjëruara.

Përshembull në një prej zonave të qendrës, në objektin që po ndërtohet pas hotel “Dajtit”, apartamentet sipas orientimit janë shitur 3,500 deri në 4,000 për metër katror.

Po ashtu edhe në kullën pas Sahatit, apartamentet janë shitur 3,500-4,000 euro për metër katror, ndërkohë që ende ka kërkesë të lartë.

frenon pandemia turistet
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dyfisho ndërmarrjen tënde”/ Ibrahimaj: Bizneset do të financohen me kredi me interes 2-3%, synohet rritja e eksportit

12:41 / June 3, 2026

Ecuri pozitive e ekonomisë shqiptare/ FMN: Rritje e qëndrueshme, pavarësisht sfidave gjeopolitike

12:13 / June 3, 2026

Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja, rriten nafta dhe benzina

13:16 / June 2, 2026

Turizmi ndryshon hartë! Rikthehen polakët, Italia dhe Franca kompensojnë “ikjen” e gjermanëve

09:16 / June 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.