Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Nënshkruhet marrëveshje e re ekstradimi Shqipëri-SHBA, pas 87 vitesh

11:05 / December 22, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
etilda yuri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të kenë tashmë një marrëveshje të re ekstradimi pas 87 vitesh. Traktati i parë është firmosur në vitin 1933 nga ministri i atëhershëm Faik Konica dhe në bazë të saj ka funksionuar deri më sot.

Ambasadorja e SHBA në Shqipëri Yuri Kim ka deklaruar gjatë fjalës së saj në ceremoninë për nënshkrimin e traktatit të ekstradimit mes dy vendeve se ajo do të shërbejë për të kapur kriminelët që fshihen pas kufijve.

Ajo u shpreh sa më efikase të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të krimit ndërkombëtar aq më gati do të jetë për të qenë krah vende europiane. Kim deklaroi se SHBA do të jetë krah Shqipërisë duke nxitur punën e SPAK dhe BKH ndërsa theksoi se partneriteti mes dy vendeve do të jetë afatgjatë.

“Është një nder i madh për mua të nënshkruajmë këtë traktat që modernizon atë të 87 viteve më parë në Tiranë. Ishte një kohë kur Shqipëria ishte mbretëri dhe jo republikë. Fushë veprimi është zgjeruar. Ky traktat siguron një tjetër armë për t’i dhënë fund pandëshkueshmërisë së kriminelëve që përpiqen t’i shpëtojnë drejtësisë duke u fshehur pas kufijve. Ata do të dorëzohen sipas kushteve të këtij traktati. Sa më efikase të jetë Shqipëria në ndjekjen penale të krimit ndërkombëtar aq më gati do të jetë për të qenë krah vende europiane.

SHBA do të jenë krah Shqipërisë. Ne nxisim punën e SPAK në vendosjen e përparësive. Ne po punojmë edhe me BKH në çdo hap të zhvillimit të saj duke ndihmuar në zgjedhjen e më të mirëve. Ndihma që SPAK të funksionojë plotësisht është prioritet për SHBA. Suksesi i SPAK nuk është vetëm ajo që SHBA pret por ajo që meritojnë shqiptarët. Vlerësoj përpjekjet dy palëshe për këtë marrëveshje historike. Partneriteti ynë është jetëgjatë dhe miqësia jonë është e qëndrueshme. Kemi shumë punë për të bërë”, u shpreh ambasadorja Kim.

Ndërsa ministrja Gjonaj tha se përmes këtij nënshkrimi tregohet një shenjë e qartë e vullnetit të palëkundur të qeverisë shqiptare në drejtim të zbatimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës. Ajo theksoi se marrëveshja shërben si sinjal i qartë dhe i vendosur ndaj të gjithë shkelësve të ligjit.

“Akti që formalizojmë sot përmes këtij nënshkrimi, është shenjë e qartë e vullnetit të palëkundur të Qeverisë shqiptare, në drejtim të zbatimit të ligjit dhe forcimit të shtetit të së drejtës, por edhe provë e mbështetjes së pakursyer të mikut dhe aleatit tonë, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në realizimin e këtij objektivi të përbashkët.

Marrëveshja shërben si një sinjal i qartë dhe i vendosur ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, se askush nuk do të gjejë asnjë strehë për t’iu shmangur zbatimit të ligjit penal në SHBA apo në Shqipëri”, u shpreh Gjonaj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Gogu takon ministrin italian Nordio në Romë: Në fokus forcimi i bashkëpunimit mes dy vendeve në drejtësi 

19:38 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.