Ambasadorja Yuri Kim dhe ministrja e Drejtësisë do të nënshkruajnë sot një marrëveshje historike, Marrëveshjen e Ekstradimit.
“Live nga Pallati i Brigadave ku bashkarisht me Ambasadoren e SHBA, znj. Kim, jemi sot në ngjarjen historike të firmosjes së Marrëveshjes së Ekstradimit, që shënon një hap të ri në historinë e bashkëpunimit midis Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë, në fushën e bashkëpunimit gjyqësor. Kjo marrëveshje zëvendëson Traktatin e vitit 1933 të firmosur nga Ministri Fuqiplotë i Shqipërisë në SHBA, Faik Konica dhe Sekretari i Shtetit Cordell Hull.”, shkruan ministrja Gjonaj.
Në momentin e fillimit të konferencës ambasadorja Yuri Kim tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, teksa dezinfektoi mikrofonin dhe tavolinën ku do të ulej. Moment që u shoqërua me buzëqeshje nga ministrja Gjonaj.

