Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Shefi i BioNTech shuan frikën: Vaksina është efektive ndaj COVID-it të ri, por mund…

12:57 / December 22, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
biotec 600x375 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shefi i BioNTech ka thënë se është i bindur se vaksina e kompanisë së tij do të jetë efektive edhe kundër variantit të ri të koronavirusit që po qarkullon së fundmi në Angli e është identifikuar dhe në disa vende të tjera.

Megjithatë, Ugur Sahin tha se i duheshin më shumë teste para se të ishte plotësisht i sigurt për efikasitetin e ilaçit.

Medikamenti i krijuar nga Pfizer / BioNTech është vaksina e vetme e aprovuar për përdorim në Mbretërinë e Bashkuar deri më tani.

Sipas Sky news, Sahin tha se kompania ka “besim shkencor” se vaksina do të jetë efektive, pasi forma e re e COVID-19 ndan 99% të proteinave me llojet e mëparshme.

Por ai nënvizoi dhe e pranoi se duhen ende më shumë kërkime në lidhje me mutacionin, i cili është i përhapur në Londër dhe juglindje të Anglisë.

Sipas tij nëse është e nevojshme, krijuesi i vaksinës shtoi se mund të krijohet një e re brenda gjashtë javësh.

“Për momentin ne nuk e dimë nëse vaksina jonë mund të sigurojë mbrojtje kundër këtij mutacioni por nëse proteinat e mutacionit janë 99% identike me formën mbizotëruese të koronavirusit, unë kam besim shkencor në vaksina. Shanset që vaksina jonë të funksionojë janë relativisht të larta. Por nëse është e nevojshme, ne mund të fillojmë drejtpërdrejt krijimin e një vaksine që imiton plotësisht mutacionin e ri brenda gjashtë javësh,”– ka thënë ai duke vënë në dukje se është në proces të kryerjes së studimeve të mëtejshme, duke shpresuar të ketë të dhëna më të besueshme në javët e ardhshme.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokatët kundër rregullores së re të GJKKO: Nëse nuk reflektohet, bojkotojmë seancat

13:11 / September 1, 2026

Nga sot reduktohet numri i urbaneve në Tiranë, operatorët nxjerrin 20-30% më pak mjete

12:59 / September 1, 2026

Berisha shkon në Amerikë? Ergys Mërtiri: Edhe në Hënën të vejë, s’vjen më në pushtet

12:52 / September 1, 2026

Rusia rikthehet në takimet e G20

11:52 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.