Anëtari më i ri i Gjykatës Kushtetuese Altin Binaj është betuar sot në presidencë para kreut të shtetit Ilir Meta.
Me dorën mbi Kushtetutë gjyqtari Binaj u betua se: “Betohem se gjatë kryerjes së detyrave të mia do t’i qëndroj kurdoherë besnik Kushtetutës së Republikës të Shqipërisë”.
Presidenti i Republikës i uroi suksese dhe punë të mbarë anëtarit të ri të Gjykatës Kushtetuese në detyrën e tyre shumë të rëndësishme e me përgjegjësi të lartë.
Në ceremoninë solemne të betimit ishin të pranishëm Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetarja në detyrë e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha, Avokati i Popullit, Erinda Ballanca dhe drejtuesja e misionit OPDAT të Ambasadës së SHBA në Tiranë, Michelle Lakomy.
